Lidhje

Rreziku nga koronavirusi në burgjet amerikane


Vdekja e një të burgosuri në burgun shtetëror të Luizianës po shton shqetësimet se koronavirusi mund të përhapet pa i diktuar në burgjet amerikane që strehojnë më shumë se dy milion njerëz. Zyrtarë të shëndetit dhe udhëheqës lokalë po paralajmërojnë se të burgosurit janë kryesisht të rrezikuar nga përhapja e virusit dhe se spitalet pranë burgjeve do të mposhten në rast të shpërthimit të pandemisë mes të burgosurve. Disa burgje po ndërmarrin veprime me shpresën për të zbutur një krizë në horizont.

Rreziku nga Covid-19 në burgjet amerikane
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:17 0:00

Në Shtetet e Bashkuara një i burgosur 49 vjeçar u bë i pari që vdiq nga koronavirusi, duke alarmuar sistemin e burgjeve në mbarë vendin. Luizina, e cila ka parë një rritje të rasteve me koronavirus në mbarë shtetin, është ndër të parat që ka liruar të dënuarit që nuk kanë kryer krime të dhunshme, duke ulur numrin e të burgosurve me shpresën për të parandaluar përhapjen e virutist. Qyteti i Nju Jorkut po bën të njëjtën gjë.

Zyrtarët në qytetin më të madh amerikan thonë se ndalimi i përhapjes së koronavirusit në burgje është një përparësi urgjente. Më shumë se 200 të burgosur dhe punonjës të burgjeve kanë rezultuar të prekur nga virusi, duke bërë që kryebashkiaku Bill De Blasio të urdhërojë lirimin e disa qindra të burgosurve.

“Janë rreth 500 të burgosur të dënuar për krime të vogla dhe jo të dhunshme.”

Në Çikago, gjykatësit po i shqyrtojnë rastet një nga një, nëse mund të lirohen disa qindra të burgosur.

Por në shtetin koservator të Teksasit, guvernatori Greg Abbott po ndalon lirime të tilla pavarësisht kundërshtimeve nga publiku dhe disa autoritete të tjera.

“Kam dëgjuar zërin e zyrtarëve të rendit dhe qytetarëve që kanë ngritur shqetësime mbi lirimin e të burgosurve, gjë që ka ndodhur ose parashikohet të ndodhë, që kriminelë të rrezikshëm mund të lirohen nga burgu si rezultat i koronavirusit.”

Prokurori i Përgjithshëm amerikan William Barr i dha urdhër Byrosë së Burgjeve që të lirojë me kusht nëpër shtëpi të burgosurit e sëmurë dhe të moshuar. Organizatat joqeveritare duan që edhe grupe të tjera të burgosurisht të lirohen. Michelle Bachalet është Komisionere e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

“Për të zvogëluar në mënyrë drastike numrin e të burgosurve, që të mundësohet distancimi fizik, ata duhet të shqyrtojnë lirimin e dënuarve për krime të vogla. Burgu duhet të jetë zgjidhja e fundit, sidomos gjatë kësaj krize.”

Kreu i sidikatës së punonjësve në burgjet federale kërkon që qeveria të ndalojë të gjitha lëvizjet e të burgosurve për të paktën 21 ditë. Byroja e Burgjeve thotë se do të detyrojë të gjithë të burgosurt e rinj të futen në karatinë për 14 ditë. Deri tani, janë disa dhjetëra raste të konfirmuara me koronavirus në mesin e të burgosurve federal.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG