Lidhje

Shqipëri: Institucionet fetare mbyllin dyert për shkak të koronavirusit


Institucionet fetare në Shkodër, për herë të parë gjatë 30 viteve të fundit, kanë mbyllur dyert për besimtarët, kjo për shkak të përhapjes së COVID-19.

COVID-19 "zbraz" institucionet fetare
please wait

No media source currently available

0:00 0:18:01 0:00

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, thotë se që në janar kishin nisur përpjekjet e përbashkëta për festimin e 30 vjetorit të rihapjes së institucioneve fetare, por në kushtet e pandemisë globale, natyrshëm lutja shkon për shpëtimin e jetëve dhe që, kjo situatë që ka trazuar botën, të kalojë sa më shpejt.

"Po ndjekim me trazim të madh dhe me shqetësim përhapjen e lajmeve të ndryshme që vijnë nga Lindja dhe Përëndimi, nga mbarë Bota, për shtimin e numrit të të prekurve, për shtimin e numrit të të vdekurve, për krizën që shkakton kjo pandemi. Në kushtet tona, ne nxisim besimtarët që lutjet dhe adhurimet e tyre, që deri dje i kryenim nëpër institucionet tona fetare, tashmë jemi të detyruar t’i kryejmë në shtëpitë tona, t’i kryejmë me familjen tonë", thotë imami.

Në kushtet e kufizimit të lëvizjes dhe mbylljes së përkohëshme të xhamive, imam Sytari thotë se po shfrytëzohen rrjetet sociale për të përcjellë mesazhet tek besimtarët duke nxitur shpresën dhe optimizmin si dhe nevojën e respektimit të masave të marra nga autoritetet.

"Kemi komunikime të përditshme me besimtarët nëpërmjet rrjeteve socile, kemi ligjeratat online, kemi predikimet online, këshilla të ndryshme, komunikime të shumta të përditëshme. Thelbi i këtyre predikimeve dhe thirrjeve është mohumbja e shpresës dhe nxitja e optimizmit dhe besimit në Zotin. Sepse ne themi përherë se, përtej vështirësive, përtej sprovave, përtej pengesave të ndryshme, përtej betejave të shumta me të cilat përballet njeriu në jetë, besimi në Zotin është ai që e mban njeriun të fortë dhe të pathyeshëm përballë betejave", thotë ai.

Marsi i këtij viti shënoi edhe 30 vjetorin e rihapjes së Katedrales 162 vjeçare të qytetit të Shkodrës. Prej gati një muaji, në këtë katedrale, meshat mbahen pa praninë e besimtarëve. Por, ato po përcillen përmes televizioneve lokale dhe rrjeteve sociale.

"Kemi kënaqësinë që, çdo ditë mbasdite, nëpërmjet mediave të kremtojmë meshën shenjte. Kjo përban edhe një gëzim të veçante personal, sepse kjo katedrale ka qendru mjaft e mbyllur gjatë komunizmit dhe kjo nuk duhet të qendrojë kurrë pa meshë. Prandaj kisha edhe këtë dëshirë të madhe që mesha të vazhdojë çdo ditë edhe në katedrale dhe, në fakt, çdo ditë mbasdite në orën gjashtë kremtojmë meshën shenjtë, ku gjej rast me falenderu edhe mediat, sepse e përcjellin direkt për të gjithë besimtarët këtu në Shkodër", thotë famullitari i Shkodrës, Vlash Palaj.

Jemi në kohën e krezhmeve që paraprijnë pashkët, thotë famullitari i Shkodrës, dom Vlash Palaj, dhe ndoshta kjo pandemi është edhe një shenjë prej Zotit për të gjetë kohë për vehten, kohë për pendesë dhe lutje, por edhe për solidarizimim sidomos me ata që janë shumë në nevojë në këto ditë të vështira.

"Gjatë këtyre ditëve janë nëpër qytet skuadrat e ndarjes së ushqimeve, sidomos për të moshuarit, përsonat më të sëmurë në familje dhe atyre vërtetë në nevojë. Edhe ky është edhe gezimi jonë sepse, gjatë këtyre ditëve, vazhdimisht kemi asistu këta përsona direkt në familje. Dhe faleminderës Zotit që kena edhe mundësi me njoftë realitetin e famullisë", thotë Dom Vlashaj.

Pavarësisht gjendjes së fatkeqësisë natyrre dhe vështirësive që kanë detyruar besitarët të mos hyjnë brenda kishave dhe xhamive, klerikët thonë se instotucionet e besimit fetar do të vazhdojnë pandërprerë të qedrojnë pranë besimtarëve duke përcjellë mesazhe besimi dhe mbështetje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG