Lidhje

SHBA: Disa udhëheqës fetarë sfidojnë distancimin social


COVID-19 po prish planet e të krishterëve për Pashkë, si edhe kremtimeve hebraike dhe myslimane. Megjithëse shumë kisha, sinagoga dhe xhami kanë ndërprerë shërbesat, disa udhëheqës fetarë në Amerikë, po kritikohen ashpër sepse nuk po respektojnë ndalimet e grumbullimeve publike.

Një prift në Florida u arrestua për mbajtjen e shërbesave kishtare për qindra besimtarë. Rodney Howard-Browne u akuzua për mbajtjen një grumbullim të paligjshëm, duke sfiduar urdhrat për të qendruar në shtëpi. Ai vazhdon të mbetet sfidues.

“Nuk turpërohem që arrestohem se ndjek amendamentin e parë të Kushtetutës. E di që Sherifi tha se nuk mund të fshihemi pas atij amendamenti, por mundemi”.

Autoritetet lokale po e marrin seriozisht shkeljen.

“Shpërfillja e tij ndaj jetës së njerëzve, vë në rrezik qindra vetë në kishën e tij dhe mijëra të tjerë që mund të kenë kontakte me ta”, thotë sherifi Chad Chronister.

Nuk është një rast i veçuar. Së fundmi, njerëzit mbushën një kishë në Baton Rouge të Luizianës. Prifti i saj u arrestua.

Që kur shpërtheu epidemia, shumë objekte fetare kanë mbyllur dyert, duke i mbajtur shërbimet në internet. Reverendia, Sylvia Sumter thotë se është veprimi i duhur.

“Të vendosësh njerëzit në rrezik, bie ndesh me urdhrin kishtar për të mos shkaktuar dëm dhe për të mirën e përgjithshme. Të mbash kishën hapur, nuk i shërben të mirës së përgjithshme të besimtarëve të tu dhe atyre që hyjnë në kontakt me ta”, thotë ajo.

Me kufizimet e reja, disa kisha po mbajnë shërbime në qiell të hapur që krijon kishte për distancimin social.

“Megjithëse na duhet të mbajmë distancën, ne mund të jemi të bashkuar”.

Shumë objekte besimi po vuajnë financiarisht. Mungesa e shërbimeve do të thotë ndalje e dhurimeve personale. Tani po bëhet thirrje për dhurime online.

“Ne duam ta kemi kishën edhe kur kjo të kalojë. Kemi për të paguar kredinë, të kemi energji elektrike dhe të paguajmë rrogat e punonjësve”, thotë reverendja Sumter.

Pasiguria shtohet pasi askush nuk e di se kur do të mbarojë pandemia dhe kur mund të rifillojë grumbullimi i besimtarëve në objektet fetare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG