Lidhje

Itali: Një familje i neglizhoi paralajmërimet deri kur koronavirusi hyri në shtëpinë e tyre


Motrat Gloria dhe Kenean Kibrom, janë kujdesur për prindërit që të dy janë diagnostikuar me COVID-19. Edhe motrat janë testuar ditët e fundit
Motrat Gloria dhe Kenean Kibrom, janë kujdesur për prindërit që të dy janë diagnostikuar me COVID-19. Edhe motrat janë testuar ditët e fundit

Negasi Kibromit i kujtohet dita kur u ndje i sëmurë për herë të parë. Ai kishte qenë duke punuar në dyqanin e tij me paisje elektrike në Milano, kur një klient hyri për të kërkuar ndihmë për të blerë diçka. Negasi nuk i kushtoi rëndësi teshtimave të tij, por më vonë kur shkoi në apartamentin e tij mby dyqan, ku jeton me të shoqen dhe dy vajzat adoleshente, edhe ai filloi të tështinte.

Ajo e enjte, më 18 mars shënoi fillimin e simptomave të Negasit me COVID-19, sëmundja e frikshme që ka hyrë në familjen e tij dhe është përhapur në gjithë botën. Milanoja është kryeqyteti i Lombardisë, rajoni i goditur më rëndë në vendin më të goditur nga koronavirusi. Deri të enjten në mbrëmje, Italia kishte regjistruar mbi 18 mijë të vdekur nga sëmundja, sipas studiuesve të Universitetit Johns Hopkins.

Që nga 8 marsi, banorët e Lombardisë dhe pjesëve të tjera të Italisë Veriore, kanë ndenjur të mbyllur në shtëpi, një karantinë e imponuar nga qeveria që disa ditë më pas, u vendos për gjithë vendin. Organizata Borërore e Shëndetësisë e shpalli COVID-19-ën si pandemi më 11 mars.

Megjithatë, "ne nuk i kushtuam pothuajse asnjë vemendje asaj që na thoshin për virusin dhe për masat që duhej të merrnim", i tha Negasi që me origjinë është nga Etiopia, shërbimit të gjuhës Amharike në Zërin e Amerikës.

That changed when the coronavirus that was all over the news eventually turned up in their home.

Ditën pasi Negasi filloi të tështinte, e shoqja Hana Gezai u zgjua me temperaturë, diçka veçanërisht shqetësuese sepse ajo ka një sëmundje veshkash, Kur shkoi në spital për një dializë rutinë, ajo mezi mbushej me frymë. Hana rezultoi pozitive për COVID-19. Edhe Negasi, që kishte një kollë të thatë u diagnostikua.

"Gruaja ime nuk del kurrë nga shtëpia. Unë ia ngjita sëmundjen dhe ajo është paciente me dializë", tha Negasi.

Hana u shtrua në spital dhe iu lidh një bombol oksigjeni për ta ndihmuar të merrte frymë. Negasi u lejua të shkonte në shtëpi, por iu dha urdhër të vetëizolohej.

Ai është mbështetur tek të bijat për ushqim dhe nevoja të tjera.

"Ato janë të reja, por shumë të forta. Ato flasin me mjekun tim dhe ndjekin gjendjen e së ëmës përmes kontakteve me mjekët e saj", tha Negasi, duke folur nga dhoma e tij e gjumit.

"Është shumë e vështirë që të mos ta shohim babain. Mundet vetëm t'i dëgjojmë zërin nga dhoma ku është izoluar. Por nuk kemi alternativë. Vetëm mund të lutemi për familjen tonë. Është më e vështirë për mamanë tonë. Mund ta shohim në video, kur ndjehet pak më mirë por jo çdo ditë. Është e vështirë për të sepse simptomat e saj janë më të rënda", thotë Gloria 15 vjeçare që u intervistua përmes Facebook-ut me motrën e saj 14 vjeçare, Kenean.

"Motra e madhe flet me mjekët. Por gatuajmë bashkë për babain. I shohim vetëm dorën kur merr pjatën", thotë Kenean që ndan detyrat e kujdesit për prindërit me Glorian.

Gloria and Kenean rrinë në apartamentin e tyre, duke marrë klasa online dhe duke bërë detyrat dhe njëkohësisht duke u kujdesur për prindërit dhe shtëpinë.

Të afërm dhe miq u sjellin artikuj të nevojshëm si disinfektues dhe ilaç enësh, apo ushqime dhe ndonjëherë gatime.

"Familja e Negasit është e njohur këtu në Milano", thotë Antonio Pagano, ndihmës pastor i Kishës Evangjelike, pjesë e së cilës është familja.

Ai thotë se ata "kanë dhënë ushqimeb dhe veshje për imigrantët në kohëra të vështir. Ne lutemi çdo ditë për ta", thotë ai.

"Distancimi social me njerëzit e dashur është i vështirë, por është shumë më mirë sesa t'i humbësh përgjithmonë. Është më mirë të mbash distancën tani në mënyrë që të mund të rrish me ta përgjithmonë", tha Kenean në intervistë duke fshirë lotët.

Hana ishte ende në spital po gjendja e saj po përmirësohej. Negasi tha se megjithëse ai e kalon kohën më të gjatë duke fjetur, ai ndjehet pak më i fortë dhe mund të shohë televizor ose të lexojë, përfshirë Biblën.

"Flas me vajzat në telefon. Kur më thanë se ime shoqe mund të fliste, e mora në telefon dhe folëm pak", thotë ai.

Por ka pasur një zhvillim të ri shqetësues. Të dyja vajzat kishin temperaturë në fillim të javës dhe punonjësit e shëndetësisë shkuan në shtëpitë e tyre që t'u bënin testet për COVID-19. Të mërkurën Gloria foli me një doktor që udhëzoi që vajzat të ndaheshin dhe Kenean të vetëizolohej.

"Nuk e dimë nëse arsyeja është se kemi virusin. Doktorët na thonë vetëm atë që mendojnë se është e përshtatshme për moshën tonë", tha Gloria.


Facebook Forum

XS
SM
MD
LG