Lidhje

Shkup, kryetarët e dy partive më të mëdha në vetëizolim


Drejtuesit e dy partivë më të mëdha politike në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski prej ditës së premte ndodhen në vetëizolim të detyrueshëm shtëpiak, pasi kishin pasur intervistë me një gazetar të prekur nga koronavirusi. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se testi i parë i z. Mickovski ka dalë negativ, ndërsa për z. Zaev ende po pritet rezutati.

Megjithëse, ministri nuk tha se për cilin televizion dhe gazetar bëhej fjalë, dy krerët politik maqedonas i kishin dhënë intervista të ndara Televizionit Kanal 5, përkatësisht redaktorit Goce Mihajlovski.

Ministri Filipçe tha se kryetarët e Lidhjes Social Demokrate dhe të VMRO-DPMNE-së janë testuar dhe vendosur në vetëizolim të detyrueshëm shtëpiak.

Testi i parë i drejtuesit opozitar Mickovski ka dalë negativ; Ministri tha se në këtë moment nuk ka nevojë për anketë epidemiologjike. Ndërkohë, rezultatet për ish-kryeministrin dhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev (pritet të ) bëhen të ditura sot, duke pasur parasysh se ai mbrëmë kishte shkuar në Strumicë, siç bëri të ditur ministry Filipçe.

Zoti Mickovski është shprehur në rrjetet sociale se ndjehet mirë fizikisht dhe zoti Zaev po ashtu ka shkruar se nuk ka simptoma te virusit.

Gazetari, siç tha ministri Filipçe, ndodhet në spitalin “8 Shtatori” në gjendje të qëndrueshme.

Nga ana tjetër, ministra të kabinetit qeveritar, të cilët kanë pasur kontakte me zotin Zaev po presin udhëzime nëse do të duhet të bëjne testet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG