Lidhje

Mali i Zi, raste më të pakta të të infektuarve me COVID-19


Në Mal të Zi, disa ditë radhazi, numri i rasteve të reja të infektuarve me koronavirus janë të ulta. Autoritetet shëndetësore njoftuan të dielën se nga testimet e bëra për 141 të dyshuar, vetëm pesë prej tyre kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, duke e rritur numrin e të prekurve në 269 persona.

Nga rastet e reja shumica janë nga Podgorice dhe njëri nga Ulqini.

Autoritetet shëndetësore njoftuan sot për një 74 vjeçar, i cili humbi jetën duke e çuar në 3 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi në Malin e Zi.

Ndërkohë 5 persona, në mesin e të cilëve 2 janë nga zona e Malësisë kanë dalë negativë dhe tashmë janë lëshuar në shtëpi të shëruar.

Dhjetëra klerikë të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, në mesin e të cilëve ishte edhe kryepeshkopi Amfilohije, të dielën u arrestuan për shkak se mbajtën meshën para një kishe ortodokse në Podgoricë duke i shkelur vendimet e qeverisë për mbrojtje nga koronavirusi. Ata dhënë deklarata dhe u morën në pyetje informative nga inspektorët policor të Podgoricës dhe janë në pritje të një vendimi nga prokurori për veprime të mëtejshme, thuhet në një komunikatë të autoriteteve policore.

XS
SM
MD
LG