Lidhje

Drejtori i laboratorit kinez hedh poshtë pretendimet se virusi e ka origjinën në ambjentet e tij


Duke ndjekur linjën e qeverisë kineze dhe zyrtarëve të Partisë Komuniste, drejtori i Laboratorit Kombëtar të Sigurisë Kombëtare në Wuhan, i ka hedhur poshtp me forcë pretendimet se ky laborator mund të jetë burimi i epidemisë së koronavirusit, duke e quajtur atë "të pamundur" dhe duke e etiketuar si "teori konspirative".

Në një intervistë të shtunën për transmetuesin shtetëror në gjuhën angleze (CGTN), Yuan Zhiming tha se "nuk ka asnjë mundësi" që virusi të jetë përhapur nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, veçanërisht laboratori i tij P4, i cili trajton viruse të rrezikshme.

"Nga njohuritë e mia personale të virologjisë, nuk ka të dhëna që të provojnë se virusi ka gjurmë të një prejardhjeje artificiale apo sintetike", tha ai.

“Përveç kësaj, disa shkencëtarë besojnë se të sintetizosh një virus duhet një zgjuarsi dhe punë e jashtëzakonshme, që e kapërcen aftësinë që mund të përballojë shoqëria njerëzore. Prandaj, unë nuk kam besuar kurrë se ne njerëzit kemi aktualisht aftësinë të sintetizojmë këtë virus", tha zoti Yuan.

Ai shtoi se asnjë nga anëtarët e personelit nuk është infektuar dhe se "i gjithë instituti po bën studime në fusha të ndryshme të lidhura me koronavirusin".

Pekini është kritikuar për mungesë transparence në trajtimin e pandemisë. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara po hetojnë nëse virusi e ka patur origjinën nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, një laborator për biosigurinë.

Beijing has been criticized for lack of transparency in its handling of the pandemic, with the United States investigating whether the virus originated in the Wuhan Institute of Virology, a high-security biosafety laboratory, where Yuan is also a researcher.

The official tally of infections in Wuhan has been questionable from the very beginning, with the government frequently changing its counting criteria at the peak of the outbreak. Finally, last week, Wuhan authorities admitted mistakes about counting the death toll and raised the figure by 50 percent.

Although the origin of COVID-19 is yet to be determined, some scientists suspect the virus was transmitted to humans from animals at a wet market in Wuhan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG