Lidhje

Mali i Zi, nis lehtësimi i masave ndaj COVID-19


Autoritetet shëndetësore thanë të martën se ka një ulje të theksuar të të infektuarve me COVID-19 në Mal të Zi.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha vuri në dukje se “epidemia e koronavirusit është nën kontrollë dhe se numri i të infektuarve, ditëve të fundit shënon një rënie”, tha ai.

24 orët e fundit u analizuan afro 300 kampione, prej të cilëve nuk rezultoi asnjë i infektuar me COVID-19.

Në Mal të Zi janë të infektuar 313 persona, prej të cilëve 2 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse 5 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Ndërkohë, Trupi Kombëtar Koordinues për sëmundjet infektive theksoi të martën se plani për lehtësimin e masave të ndërmarra për shkak të pandemisë do të zbuten gjatë 45 ditëve të ardhshëm.

“Do të bëjmë çdo gjë në ditët në vijim për tejkalimin e krizës ekonomike dhe shoqërore”, u theksua në një konferencë me gazetarë.

Lëvizja e qytetarëve prej të mërkurën lejohet deri në orën 23:00. Ndërsa shitoret do të punojnë nga ora 7:00 deri në 22:00. Poashtu u hoqën edhe masat e veçanta dhe kufizuese që ishin në fuqi prej 24 marsit për banorët e Komunës së Tuzit në Malësi.

Ky vendim pason vlerësimin e autoriteteve shëndetësore të Malit të Zi, të cilët theksuan se epidemia në Tuz është nën kontrollë të plotë ku sipas tyre , numri i të shëruarve në Komunën e Tuzit ka arritur në 30 persona, kurse në proces shërimi janë edhe 7 persona tjerë.

Masat e para parandaluese në Mal të Zi janë vendosur më 10 mars, kur autoritetet shëndetësore vendosen ndalimin e udhëtimit në vendet më të prekura nga koronavirusi, ndërsa pas shfaqjes së rastit të parë të infektuar me COVID-19 masat kufizuese kanë ardhur duke u shtrënguar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG