Lidhje

Shqipëri: Vdes pacienti i 27-të nga COVID-19. Kruja infektohet me shpejtësi


Në Shqipëri ka humbur jetën 24 orët e fundit një tjetër pacient nga koronavirusi. 71-vjeçari u mjekua për dy javë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa kishte disa sëmundje të tjera si diabeti dhe zemra.

Shqipëria kishte disa ditë pa pësuar vdekje nga COVID-19 dhe dukej një përmirësim tërësor i situatës, sipas të dhënave dhe komenteve të zyrtarëve, por megjithatë sapo u regjistrua humbja e 27-të njerëzore dhe një seri rastesh të reja me të prekur rishtas.

Në Shqipëri vdiq sot pacienti i 27-të nga COVID-19 në 6 javë të pandemisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:28 0:00

Sipas të dhënave zyrtare, nga 250 teste të fundit u zbuluan 25 raste të reja pozitive me COVID-19, pjesa dërrmuese e të cilave, 18 raste, i përkasin Krujës, pjesa tjetër janë në Kurbin, Shkodër, Elbasan dhe Tiranë.

Kruja bëhet qyteti i tretë më shumë i prekur nga koronavirusi pas Tiranës dhe Shkodrës. Kruja ka sot 18 raste të reja dhe gjithsej 58 të infektuar brenda pak ditësh.

Qendra e kaq shumë infektimeve në Krujë është një sipërmarrje fasonerie, ku punojnë dhjetëra gra e vajza.

Opozita ka këmbëngulur prej një muaji, që të mbyllen fasoneritë dhe të shtohen testet, por asnjëra nga këto kërkesa nuk u plotësua nga zyrtarët, të cilët thonë se kanë një strategji tjetër për përballimin e epidemisë.

Nga rreth 6300 teste janë zbuluar mbi 630 raste pozitive me COVID-19. Të dy spitalet COVID kanë 40 pacientë të shtruar, një nga shifrat më të ulëta qysh prej një muaji.

Ministria e shëndetësisë tha sot se në Shqipëri janë rreth 250 persona të infektuar aktivë, dhe prej një jave numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të sëmurëve.

Por opozita ka deklaruar se 6 mijë teste për 6 javë në gjithë Shqipërinë janë të pamjaftueshme për të patur një pamje të vërtetë të shtrirjes së koronavirusit në vend.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG