Lidhje

Më shumë se 1 miliardë njerez do të festojnë 50 vjetorin e Ditës së Tokës


This NASA image obtained April 21, 2020 shows a view of the Earth as seen by the Apollo 17 crew traveling toward the moon,a translunar coast photograph extending from the Mediterranean Sea area to the Antarctica south polar ice cap, taken on…

22 Prilli është 50 vjetori i Ditës së Tokës, kur pyetja esenciale nëse planeti do të mund të mbijetojë, doli për herë të parë nga mendjet e të ashtuquajturve eksentrikë dhe fëmijëve të viteve 1960 dhe hyri në vetëdijen kombëtare.

Amerikanët në vitet1970 në përgjithësi ishin të vetëdijshëm për rreziqet e ndotjes së ajrit dhe ujit. Libri i historisë së Rachel Carson "Pranvera e Heshtur" e vitit 1962 foli për rreziqet që shfaqen nga pesticidet. Fotografi të qyteteve të mëdha, të tilla si Los Anxheles, të mbytura në smogu u shfaqën në gazeta dhe revista.

Por, përgjatë viteve 1960, karburantet e lira, makinat e mëdha që konsumonin shumë, prodhimi masiv i ushqimit dhe mallrat e konsumit të prodhuara në fabrika e bënë jetën të lehtë dhe të lirë për familjet amerikane që e vendosën problemin e ndotjes poshtë në listën e çështjeve me të cilat përballej vendi.

Më pas, një derdhje e naftës në janar të viti 1969 në brigjet e Santa Barbaras, në Kaliforni, vrau mijëra zogj, delfinë dhe luanë deti. Gjashtë muaj më vonë, mbeturinat industriale që lundrojnë mbi ujë i vunë zjarrin në kuptimin e plotë të fjalës Lumit Cuyahoga në Ohajo.

Më në fund, aktivistët vendosën të vepronin: djegia e lumenjve dhe qytetet me smog nuk ishin shaka.

Denis Hayes with Earth Day sign
Denis Hayes with Earth Day sign

Një student 25-vjeçar i diplomuar në Universitetin Stanford, Denis Hayes dhe një senator demokrat amerikan nga Uiskonsëni, Gaylord Nelson, koordinuan atë që u bë Dita e Tokës - 22 Prill 1970.

Sot, Hayes është kryetari i Rrjetit të Ditës së Tokës.

"Dita e Parë e Tokës ishte kaq e rëndësishme pjesërisht sepse ne bashkuam në një shportë të madhe çështje të ndryshme: ndotjen e ajrit në qytete, autostradat që hynin nëpër lagje, bojën me përmbajtje plumbi, derdhjen e naftës në Santa Barbara, lumenjtë që digjen në zjarr. Dhe meqë njerëzit bëjnë më shumë përpjekje për diçka që është drejtpërdrejt e rëndësishme për ta, ne kishim me vete shumë njerëz në këtë lëvizje", u tha zoti Hayes anëtarëve të rrjetit në fillim të këtij viti.

Senatori Nelson e shpalli Ditën e Tokës në Kongres dhe për shkak të atyre organizatorëve për të cilët flet zoti Hayes. Ideja lulëzoi si bar i gjelbërt në kampuset e kolegjeve në të gjithë vendin.

Karikaturisti Walt Kelly krijoi një poster të veçantë për Ditën e Tokës. Emisionet e lajmeve televizive e publikuan atë. Personaliteti i radios Arthur Godfrey e promovonte atë çdo mëngjes për miliona dëgjuesit e tij, së bashku me personalitete të ekologjisë dhe të mediave.

Me lindjen e diellit, më 22 Prill 1970, miliona amerikanë ishin gati të nderonin shtëpinë e tyre të vetme të vërtetë.

Nxënësit e shkollës dolën nga klasat për të mbledhur mbeturina dhe për të mbjellë pemë. Studentët e kolegjit i ndërprenë studimet e zakonshme në shtëpive për të marrë pjesë në diskutime ekologjike në natyrë.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, John Lindsay, mbylli trafikun rrugor në ikonën shëtitore Pesë të qytetit. Dyzet blloqe u morën nga ambientalistët dhe demonstruesit. Kryetari i bashkisë e ktheu të gjithë Parkun Qendror të qytetit në një festim për Ditën e Tokës.

Hayes e kaloi ditën duke folur në Shëtitoren Kombëtare në Uashington, duke fluturuar përsëri në Nju Jork për tju drejtuar turmës në Shëtitoren Pesë, dhe më pas në Çikago për një fjalim tjetër, duke dhënë intervista televizive dhe në radio në mes të gjithë këtyre paraqitjeve.

Presidenti Richard Nixon dhe zonja e parë, Pat Nixon, mbollën një pemë në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë. Nixon krijoi Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit në vitin 1970. Ai nënshkroi aktet e Ujit tdhe Ajrit të Pastër më vonë atë vit, dhe Aktin e Specieve të Rrezikuara tre vjet më vonë.

Përafërsisht 20 milion amerikanë morën pjesë në një lloj ngjarje të lidhur me Ditën e Tokës, dhe në perëndimin e diellit më 22 Prill 1970, ata ishin shumë më të vetëdijshëm për rreziqet e ajrit të ndotur, ujit të ndotur dhe nevojën për të mbrojtur jetën e botës së egër.

Los Angeles, California.
Los Angeles, California.

"Në vitet 1960, perceptimi më i zakonshëm i ndotjes ishte përparimi, prosperiteti. Dhe ne ishim në gjendje të krijonim një kontekst në të cilin njerëzit filluan të ndryshojnë sjelljen e tyre, vlerat e tyre, makinat që blinin, çfarë ushqimi hanin, çfarë rrobash vishnin, duke marrë vendime që të kishin vetëm një ose dy fëmijë për arsye mjedisore. Ishte koncept gjithëpërfshirës në mënyrat se si miliona amerikanë e drejtuan jetën e tyre", thotë Hayes për Rrjetin Dita e Tokës.

"Njerëzit të cilët nuk kishin asnjë shqetësim për ndotjen, për mbetjet toksike, dhe nxjerrjen e burimeve, papritmas u duhej të vepronin me mënyra që ishin të mira për shëndetin publik dhe mjedisin," shtoi ai.

Indian schoolgirls paint a tree trunk at a park to mark Earth Day in Kolkata, April 22, 2017.
Indian schoolgirls paint a tree trunk at a park to mark Earth Day in Kolkata, April 22, 2017.

Zoti Hayes thotë se Dita e Tokës tani është festa më e madhe laike në botë. Më shumë se një miliardë njerëz marrin pjesë në një formë të drejtpërdrejtë të aktivizmit mjedisor çdo 22 Prill.

Festimi i këtij viti, ashtu si pothuajse i çdo ngjarjeje tjetër këtë pranverë, do të jetë ndryshe për shkak të pandemisë koronavirus.

Tema e Ditës së Tokës 2020 është veprim për klimën dhe Rrjeti i Ditës së Tokës po kërkon që qindra miliona njerëz të bashkohen në një bisedë të madhe globale në mediat sociale, duke përfshirë mënyra për të bërë presion ndaj qeverive për të mbajtur angazhimet e tyre në Marrëveshjen e Klimës së Parisit 2015 për të luftuar ngrohjen globale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG