Lidhje

Nga ditari i korrespondentit të Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë 


Dhoma ku zhvillohen konferencat për shtyp të Shtëpisë së Bardhë ka marrë një pamje krejt të ndryshme muajin e fundit. Pjesa më e madhe e 49 ulëseve janë bosh gjatë konferencave për shtyp. Gjatë tre viteve të para të administratës Trump, kolegu ynë Steve Herman dhe korrespondentët e tjerë të Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë zinin vendin e rezervuar në rreshtin e katërt në dhomë. Tani vetëm 14 gazetarë lejohen në këtë sallë për të respektuar distancimin fizik.

Kolegu Steve Herman është një nga gazetarët e ngarkuar me detyrën për të regjistruar audion e komenteve të presidentit dhe për ta shpërndarë për përdorim nga qindra gazetarë që nuk ndodhen në sallë. Tani në kushtet e krijuara nga epidemia, gazetari e kalon një pjesë të madhe të javës në banesën e tij, ku e ka shndërruar një dhomë në studio televizive.

Nga ditari i korrespondentit të Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:21 0:00

Korrespondetët e Shtëpisë së Bardhë, qofshin nga Zëri i Amerikës apo media të tjera, tani kalojnë një kohë të kufizuar në Shtëpinë e Bardhë, zakonisht në kohën e konferencës së përditshme për shtyp kur e kanë radhën e mbulimit.

Disa media kanë hequr dorë nga rotacioni; gazetarët e tyre prej javësh nuk vijnë fare në Shtëpinë e Bardhë. Kjo ka bërë që korrespondentëve të Zërit të Amerikës t’u vijë radha më shpesh për të regjistruar dhe shpërndarë audion e konferencave për shtyp për disa qindra grupe mediatike, përfshirë qindra gazetarë që regjistrohen për këtë shërbim. Kjo shpesh sjell shkelje të rregullave të distancimit fizik në këtë ambjent të vogël.

Deri tani tre gazetarë që mbulojnë Shtëpinë e Bardhë kanë raportuar simptoma të ngjashme me COVID-19.

Në ditët kur nuk është në Shtëpinë e Bardhë, korrespondenti i Zërit të Amerikës ndjek konferencën për shtyp dhe përgatit materiale nga studioja e sajuar në mjediset e banesës së tij, jo larg prej banesës së George Washingtonit.

Ia vlen të kujtojmë se gjatë administratës së tij George Washingtoni u ndesh me një epidemi të lijës. Ethet e verdha ishin shqetësim në kryeqytetin amerikan deri në fund të shekullit të 19-të. Gripi spanjoll, një shekull më parë, u mori jetën 3000 uashingtonasve. Mbetet për t’u parë se çfarë gjurme do të lerë në këtë qytet koronavirusi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG