Lidhje

Pres. Trump, Dr. Fauci, mendime të ndryshme për nivelin e testimeve për Covid-19


Presidenti amerikan Donald Trump duket se nuk është dakord me Dr. Anthony Fauci, një nga këshilltarët e tij më të mirë të pandemisë, për çështjen e testimit të amerikanëve për koronavirusin. Kjo pason komentet e zotit Fauci për revistën Time se Shtetet e Bashkuara "nuk janë aty ku duhet në lidhje me testimet".

Trump, Fauci, mendime të ndryshme për nivelin e testimeve për Covid-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:02 0:00

Dr. Anthony Fauci tha se numri i testimeve dhe aftësia për t'i kryer ato duhet të rritet. Në një intervistë me revistën Times, ai shprehu shqetësimin për skenarin e furnizimeve të pamjaftueshme mjekësore, përfshirë shtupa pambuku për testet.

Kur një gazetare, në konferencën për shtyp të së ejtes në Shtëpinë e Bardhë e pyeti për komentet e zotit Fauci, Presidenti Trump u përgjigj, duke thënë:

"Jo, nuk jam dakord me të për këtë çështje. Ne jemi shumë të avancuar në testime. Vende të tjera po na thërrasin për të mësuar se çfarë po bëjmë. Unë mendoj se ne po bëjmë një punë të shkëlqyeshme për testimet. Unë nuk jam dakord, nëse ai e ka thënë këtë."

Zyrtarët në shumë shtete të goditura rëndë nga pandemia e koronavirusit kanë thënë se mungesa e testimeve në masë është sfida më e madhe për heqjen e masave kufizuese të distancimit fizik.

Presidenti gjithashtu kritikoi guvernatorin e Xhorxhias, Brian Kemp për përfshirjen e salloneve të tatuazheve dhe atyre të bukurisë në grupin e bizneseve që do të rihapen në kuadër të heqjes së masave kufizuese të shtetit.

"Nuk më pëlqeu të shihja që edhe sallonet e bukurisë ishin të përfshira në masat e rihapjes, sinqerisht, nuk më pëlqyen shumë gjëra që po ndodhin. Unë nuk isha i kënaqur me guvernatorin Brian Kemp."

Duke marrë parasysh rritjen e rasteve të raportuara me koronavirus në Xhorxhia në afër 22,000 dhe numrin e viktimave në 881 të enjten, sipas Departamentit të Shëndetësisë, rihapja tashmë nuk shihet si një zhgidhje tërheqëse.

Vendimi i guvernatorit Kemp për të hequr masat kufizuese është nxitur pjesërisht nga shqetësimet ekonomike.

Në Xhorxhia javën e kaluar pati 244,000 kërkesa të tjera për të marrë përfitimet e papunësisë. Në pesë javët që nga fillimi i krizës, 1.1 milion banorë të Xhorxhias kanë aplikuar për të marrë përfitimet e papunësisë, më shumë se një e pesta e fuqisë punëtore të këtij shtetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG