Lidhje

Tiranë: Vdes pacienti i 28-të nga COVID-19


Corona Virus Image in Albania
Corona Virus Image in Albania

Në Shqipëri autoritetet shëndetësore njoftuan sot vdekjen e 28-të nga virusi COVID-19 pas dy javë terapi.

Pacienti 60-vjeçar nga Tirana ishte prej ditësh në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe vuante nga disa sëmundje të tjera në zemër, në veshka, në gjak dhe kishte obezitet.

Në dy spitalet COVID janë të shtruar 36 pacientë, 6 nga të cilët janë në gjendje më të rënduar dhe po marrin terapi intensive.

Sipas të dhënave zyrtare, edhe 14 persona të tjerë janë zbuluar si të prekur nga COVID-19, 9 nga të cilët i përkasin Krujës, vatrës më të re të infeksionit. Këto raste të reja dolën nga testet e 264 personave të dyshuar me COVID-19.

Pas 9 rasteve në Krujë, u shtuan 4 raste të reja në Tiranë dhe 1 në Shkodër. Tirana, Shkodra dhe Kruja janë qytetet më shumë të prekura nga COVID-19. Po ashtu ndër qytetet më shumë të prekura janë edhe Durrësi, Fieri dhe Kurbini.

Autoritetet kanë shtuar oraret e lëvizjes së qytetarëve dhe hapjen e bizneseve, pas vlerësimeve se gjendja me koronavirusin po mbahet nën kontroll.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG