Lidhje

Bizneset e vogla, në pritje të kredive të qeverisë amerikane


Chef Benjamin Velazquez closed his kitchen March 13, 2020 and laid off 10 workers when non-essential businesses were ordered closed to stop the spread of the coronavirus. (C. Simkins/VOA)

Benjamin Velazquez shpenzoi orë të tëra për të plotësuar aplikacionin në internet për të marrë një kredi qeveritare për kompaninë e tij me qendër në Uashington, që është goditur rëndë nga masat kufizuese për të ndalur përhapjen e koronavirusit. Kompania e shërbimeve ushqimore, e drejtuar nga familja po pret me dëshpërim për mbërritjen e fondeve.

"Është një moment i vështirë për biznesin tim 15-vjeçar," i tha Velazquez Zërit të Amerikës. "Ne po kërkojmë një hua prej 22 mijë dollarësh tani. Huaja do të më ndihmonte që të kthej në punë të gjithë punëtorët e mi dhe të vazhdoj biznesin tim kur të fillojë rihapja e ekonomisë."

“Catering by Benjamin” është një nga miliona bizneset e vogla amerikane në prag të shkatërrimit financiar gjatë pandemisë së koronavirusit. Kongresi amerikan ka miratuar dy pako finaciare që kapin shumën e mbi 600 miliardë dollarëve për të ndihmuar bizneset e vogla, por shumë pronarë, përfshirë zotin Velazquez, ende nuk kanë parë asnjë qindarkë.

Mbrojtjet e punëtorëve

Pothuajse gjysma e fuqisë punëtore të sektorit privat të Amerikës është e punësuar nga bizneset e vogla. Sipas Programit të Mbrojtjes së Pagave (PPP), qeveria federale po u ofron kompanive me më pak se 500 punëtorë kredi të falshme deri në 10 milionë dollarë, nëse ato i mbajnë në punë dhe i paguajnë punëtorët e tyre gjatë pandemisë. Administrata e Bizneseve të Vogla, një agjenci federale, mbështet kreditë por pronarët duhet të aplikojnë përmes bankave pjesëmarrëse ose institucioneve të tjera të kredive për t’i marrë ato.

Zoti Velazquez mbylli kuzhinën e tij më 13 mars, pas dërgesave të fundit ushqimore në shkollat dhe kopshtet e disa zonave të Uashingtonit. Ai pushoi nga puna 10 punëtorë kur bizneset jo-thelbësore u urdhëruan të mbyllen për të ndalur përhapjen e koronavirusit.

"Më duhen 6,000 dollarë në javë për pagat e punonjësve dhe ushqimin. Kam besim te Administrat e Bizneseve të Vogla, por ajo është e mbingarkuar me kërkesa për hua", tha Velazquez. "Unë njoh pronarë të tjerë të bizneseve të vogla që po presin dhe po punojnë me bankat për të marrë paratë."

Velazquez nuk është i vetëm, pasi shumë biznese janë mbyllur në të gjithë vendin. Në Nju Orlins të Luizianës, mijëra punëtorë të restoranteve janë pushuar ose pezulluar përkohësisht nga puna që nga marsi.

"Ne kemi nevojë për ndihmë sa më shpejt," i tha agjencisë së lajmeve Reuters Melvin Rodrigue, pronar i restorantit një shekullor Galatoire në Nju Orlins. Ai ka pushuar nga puna gati gjysmën e 160 punonjësve të tij. "Ne nuk jemi akoma afër marrjes së ndihmës",thotë ai.

Sfidat e programit të huadhënies

Administrata e Bizneseve të Vogla e pranon se ka vonesa në përpunimin e valës së madhe të aplikacioneve për kredi, por vlerëson se më shumë se 1.6 milionë biznese të vogla u ndihmuan nga raundi i parë i programit, duke mbështetur më shumë se 30 milionë vende pune.

Në të njëjtën kohë, disa kompani të mëdha gjithashtu kanë marrë miliona dollarë në pagesa të parashikuara për firmat më të vogla. Zinxhiri kombëtar i restoranteve Ruth’s Chris Steak House mori një kredi prej 20 milionë dollarësh nga Adminstrata e Bizneseve të Vogla. Kompania i ktheu paratë pas kritikave nga publiku.

Treasury Secretary Steve Mnuchin speaks with reporters about economic impacts of the coronavirus outside the White House, Sunday, March 29, 2020, in Washington. (AP Photo/Patrick Semansky)
Treasury Secretary Steve Mnuchin speaks with reporters about economic impacts of the coronavirus outside the White House, Sunday, March 29, 2020, in Washington. (AP Photo/Patrick Semansky)

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin tha se ishte "shokuese" që ekipi i basketbollit Los Angeles Lakers, me vlerë miliarda dollarë, mori 4.6 milionë dollarë para të kredisë për bizneset e vogla. Ekipi Los Angeles Lakers gjithashtu i ktheu paratë. Sekretari Mnuchin tha se qeveria do të kryejë një kontroll të plotë për çdo kompani që merr më shumë se 2 milionë dollarë në kuadër të programit të kredive për bizneset e vogla.

Një studim i 1.700 bizneseve të vogla nga firma e investimeve Goldman Sachs zbuloi se 91 për qind e tyre aplikuan për kredi qeveritare, por vetëm 29 për qind prej tyre kanë marrë fonde. Studimi gjithashtu gjeti se numri mesatar i punëtorëve për një firmë ra nga 11 në 6, një ulje prej 45 për qind.

Analistët thonë se mbyllja ekonomike ka prekur në mënyrë jo proporcionale ndërmarrjet e vogla në pronësi të afrikano-amerikanëve, 26 për qind e të cilave thanë se kanë më pak se një muaj rezerva të parave të gatshme, sipas një studimi të fundit.

"Kjo është një krizë për komunitetin afrikano-amerikan sepse bizneset [në pronësi të pakicave] kanë probleme me qasjen në këto kredi në krahasim me kompanitë e tjera," tha Margaret Anadu nga Goldman Sachs Urban Investiment Group. "Lajmi i mirë nga sondazhi ynë është se bizneset e vogla në pronësi të afrikano-amerikanëve, të cilat u miratuan për pjesëmarrje në programin e huasë qeveritare, kanë shprehur besim në lidhje me aftësinë e kompanive të tyre për të mbijetuar dhe mbajtur në punë punonjësit e tyre."

Benjamin Velazquez gjithashtu shpreson që biznesi i tij, që gjithashtu është pjesë e bizneseve me pronar nga komunitetet pakicë, do të mbijetojë.

"Administrata e Bizneseve të Vogla më tha që të kem durim gjatë këtij procesi të aplikimit për huanë. Unë thjesht jam i kënaqur që ekzistojnë burime të disponueshme fondesh për të ndihmuar bizneset e vogla të drejtuara nga pronarë të komuniteteve pakicë. E vetmja gjë që mund të bëj tani është të pres”, thotë ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG