Lidhje

Pasojat e Covid-19 tek bizneset në Maqedoninë e Veriut


Pasojat e Covid-19 tek bizneset në Maqedoninë e Veriut
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:21 0:00

Autoritetet qeveritare maqedonase po përpiqen të ndihmojnë bizneset e dëmtuara rëndë nga pandemia e koronavirusit. Drejtori i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Drilon Iseni thotë se pjesa më e madhe e kompanive punojnë me humbje dhe mungesë likuiditeti.

Pasojat e Covid-19 tek bizneset në Maqedoninë e Veriut
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:21 0:00

Kompanitë që janë goditur nga kriza e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë për kredi përmes Bankës për Zhvillim që mundëson një shumë prej 8 milionë eurosh për zbutjen e gjendjes së bizneseve të vogla dhe të mesme. Kreditë do të jenë pa interes, sipas autoriteteve qeveritare maqedonase, por ato do të duhet të kthehen me një afat prej tre vjetësh. Kjo ndihmë synon mbajtjen e punëtorëve në vendet e punës, teksa një numër jo i vogël i kompanive kanë pezulluar veprimtarinë apo rrezikojnë t’ia vënë përgjithmonë drynin biznesit të tyre. Të dhënat që jep drejtori i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëdimore, Drilon Iseni janë shqetësuese.

Sipas anketës që e kemi bërë ne, rreth 55 përqind e kompanive vazhdojnë ta mbajnë numrin e njejtë të punëtorëve, ndërsa 45 përqind kanë reduktuar numrin, varësisht nga veprimtaria e tyre. Muaji mars dhe prill disi do të mbulohet nga kompanitë, mirëpo nëse vazhdon kriza e pandemisë në muajt e ardhshëm kjo do t’i vërë në vështirësi kompanitë e Maqedonisë së Veriut. Sipas anketës së fundit që e kemi realizuar ne, dikund 27.2 përqind e kompanive janë mbyllur tërësisht, 32.3 përqind punojnë me kapacitet të reduktuar dhe 32.3 përqind punojnë me orar të shkurtuar”, thotë zoti Iseni.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore përfshin kryesisht bizneset që janë pronë dhe drejtohen nga shqiptarët në pjesët veriperëndimore të vendit por dhe më gjerë.

Kërkesat e Odës (Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore) janë në këto dy drejtime, mirëpo ne po ashtu nga qeveria kemi kërkuar edhe kthimin e borxheve që ka shteti ndaj bizneseve të ndryshme, kthimin e TVSH-së me një prioritet shumë të lartë; eliminimin e akontacionit të tatimit në fitim si dhe eliminimin apo prolongimin e pagesave që kanë subjektet afariste ndaj institucioneve financiare”, thotë Drilon Iseni.

Zoti Iseni duke folur për Zërin e Amerikës thotë se paqartësia se sa mund të zgjasë kriza e COVID-19 ndikon tek bizneset në vend. Kriza me pandeminë i rrezikon bizneset në dy aspekte, thotë ai: atë të ruajtjes së vendeve të punës dhe të likuiditetit të kompanive.

Turizmi, hotelieria dhe transporti janë fushat më të prekura nga koronavirusi.

Ministrja e Financave Nina Angellovska thotë se do të lehtësohen kriteret për mbajtjen e numrit të të puënsuarve. Deri tash punëdhënësi detyrohej ta mbante të njejtë numrin e të punësuarve edhe dy muaj pas shfrytëzimit të masave, ndërsa tash lejohet fleksibilitet, përkatësisht zvogëlimi i numrit të të punësuarve deri në 15 përqind për kompanitë mikro dhe të vogla, deri në dhjetë përqind për kompanitë e mesme dhe deri në 5 përqind për bizneset e mëdha, thotë ministrja e Financave. Por që firmat të opërfirojnë diçka nga kjo duhet t’u nënshtrohen disa kushteve.

Nga ana tjetër, kritikët vlerësojnë se qeveria do t’i dëmtojë taksapaguesit përmes këtyre masave apo se do të zhytet në borxhe.

Ndërkohë, Banka Botërore parasheh rënien ekonomike të Maqedonisë së Veriut nga minus 1.4 deri në minus 3.2 përqind si rrjedhojë e goditjes nga koronavirusi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG