Lidhje

Senati amerikan rikthehet në sesion


Senati amerikan i është rikthyer punës në Kapitol i cili ka qëndruar kryesisht të mbyllur si rezultat i koronavirusit. Por perspektiva për veprime të shpejta lidhur me një paketë të re ndihmash është e pasigurtë.

Senati amerikan rikthehet në sesion
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:32 0:00

Senati prej 100 anëtarësh po mblidhet për herë të parë që nga mesi i muajit mars. Senatori republikan John Kennedy përfaqëson shtetin e Luizianës. Ai u pyet se si ndjehet pas rikthimit.

“ Nuk e di, sapo jam kthyer.”

Kjo hapje vjen pavarësisht se zona përreth vazhdon të qëndrojë nën urdhërat e qeverisë për vetizolim dhe është cilësuar si burim i përhapjes së infeksionit.

Senatorja Tammy Duckworth është demokrate nga shteti Illinoi.

“Shqetësimi im është më i vogël për senatorët sesa për njerëzit e tjerë që punojnë për të na mbështetur ne. Pasi unë vi me makinë këtu dhe kam parkimin tim. Nuk më duhet të përdor transportin publik. Shqetësohem për ata ata njerëz që u duhet të vijnë këtu dhe nuk kanë luksin për të patur kujdesin shëndetësor që kemi ne si senatorë.”

Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve nuk janë kthyer në punën në bazë të urdhërave të mjekut për shkak të rreziqeve shëndetësore.

Ligjvënësit përballen me një debat të thelluar mbarëkombëtar se si të trajtojnë pandeminë vdekjeprurëse dhe pasojat ekonomike që ka sjellë.

Republikanët në Senat janë ngurrues për shpenzime të tjera për lehtësimin e gjendjes së krijuar nga virusi. Ata shpresojnë se hapja graduale e vendit do të reduktojë nevojën për ndihma të mëtejshme.

Senatori Ben Cardin është ligjvënës demokrat nga shteti i Merilendit.

“Mendoj se ne kemi punuar dhe nuk është fakt që ne nuk ishim duke punuar. Mendoj se kemi nevojë të punojmë lidhur me paketën e ardhshme të stimulit ekonomik.”

Ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve e dominuar nga demokratët e ka vonuar kthimin me të paktën një javë, kryetarja Nancy Pelosi pritet që së shpejti të bëjë të ditur një paketë të re ndihme për lehtësimin e situatës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG