Lidhje

SHBA, niveli i papunësisë më i larti që nga Depresioni i Madh


Qeveria amerikane publikoi të premten shifrat më ulëta të papunësisë në vend që prej recesionit të një dekade më parë. Sipas raportit mujor të Departamentit të Punës, papunësia për muajin prill llogaritet në 14.7 për qind.

Bazuar në këto shifra ekonomia e vendit llogaritet të ketë humbur 20.5 milionë vende pune. Kjo do të thotë se pothuajse e gjithë rritja e numrit të vendeve të punës që pas fundit të recesionit të një dekade më parë është zhdukur brenda një muaji.

Megjithatë këto të dhëna nuk e tregojnë plotësisht përmasën e dëmit që koronavirusi i ka shkaktuar ekonomisë.

Ndërkohëm të premten në SHBA u regjistruan më shumë se 1 milion e 256 mijë të prekur nga koronavirusi dhe mbi 75 mijë të vdekur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG