Lidhje

Mali i Zi, vdes personi i 9-të nga COVID-19


Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi, bëri të ditur të dielën se vdiq personi i 9-të nga koronavirusi në vend. Pacienti në fjalë për shkak të situatës së rënduar, me 30 prill u dërgua për shërim në spitalin e Gracit, në Austri.

Situata epidemiologjike në Mal të Zi paraqitet e qëndrueshme dhe sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore më se një javë nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Mal të Zi, prej fillimit të pandemisë me COVID-19 është 324. Numri i të shëruarve shkon në 290, ndërsa në fazën e shërimit janë 25 persona ( 10 nga Ulqini, 6 nga Podgorica, 3 nga Tivari, 3 nga Gucia, 1 nga Plava, 1 nga Herceg Novi dhe 1 nga Bijelo Pole).

Qeveria dhe Trupi Kombëtar Koordinues për sëmundjet infektive me 4 maj nisi zbutjen e masave ndaj COVID-19 duke rifilluar punën shitoret artizanale, sallonet kozmetike, libraritë, serviset e ndryshme, klinikat dentalë, muzetë dhe galeritë. Ndërkaq nga e hëna nis qarkullimi i mjeteve dhe banorëve ndërqytetas në zonën bregdetare, qendrore dhe veriore të vendit.

Me 18 maj do të fillojë faza e tretë ku parashikohet hapja e restoranteve, kafeneve, hoteleve, plazheve dhe qendrave tregtare dhe faza e katërt që parashikon hapjen e trafikut të brendshëm, do të zbatohet me 1 qershor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG