Një grup dypartiak me rreth 2,000 ish-zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë kanë nënshkruar një letër ku bëjnë thirrje që Prokurori i Përgjithshëm William Barr të japë dorëheqjen për shkak të asaj që e cilësojnë si ndërhyrje e tij në rastin e ish-këshilltarit të Presidentit Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, Michael Flynn.
Javën e kaluar Departamenti i Drejtësisë u vu në lëvizje duke hedhur poshtë akuzat ndaj zotit Flynn, i cili ishte deklaruar fajëtor se kishte gënjyer FBI lidhur me komunikimet e tij me ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara.
Në letrën e tyre, ish-punonjësit e Departamentit të Drejtësisë thonë se veprimet ishin ndërmarrë "falë një dosjeje të nënshkruar nga një i emëruar i vetëm politik (Barr) dhe nga asnjë prokuror i karrierës".
Letra e quan vendimin e departamentit "jashtëzakonisht të rrallë, madje të pashembullt" duke shtuar se "veprimet e përsëritura të zotit Barr për të përdorur Departamentin si një mjet për të avancuar interesat personale e politike të Presidentit Trump, kanë minuar çdo pretendim rreth ligjshmërisë së vendimeve të Departamentit dhe nëse gjykatat duhet t'i ndjekin apo jo ato çështje".
Duke e ditur se është shumë e pamundur që zoti Barr të dorëhiqet, nënshkruesit e letrës i kanë bërë thirrje gjykatësit të çështjen Flynn që "të shqyrtojë nga afër arsyetimin e Departamentit të Drejtësisë për hedhjen poshtë të akuzave duke e hedhur masën e tij e duke vazhdojë me procesin për dënimin e zotit Flynn".
Në një intervistë dhënë transmetuesit televiziv amerikan CBS javën e kaluar, zoti Barr mohoi se kishte vepruar për interes të Presidentit duke shtuar se e kishte bazuar vendimin tek rekomandimi i një prokurori që e kishte shqyrtuar çështjen.
Facebook Forum