Lidhje

Shqipëri, kërcejnë shifrat e rasteve të reja me COVID 19


Shifrat me rastet e reja me COVID 19 kërcyen sërish të enjten, pasi për tre ditë radhazi kishin qenë në nivele minimale. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë rezultuar të prekur 18 persona, nga të cilët shumica (11 raste) vetëm në Tiranë. Rastet e tjera janë në Krujë, në një vater të re në një fasoneri, ku rezulton të ketë 4 të infektuar. Ndërsa në Berat janë 2 raste dhe në Durrës një tjetër. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 897.

Mbetet për t’u verifikuar nëse rastet e fundit janë pasojë e lehtësimit të masave shtrënguese të hyra në fuqi gjerësisht që prej 10 ditësh. “Rastet e sotme pozitive janë tregues se funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave varet vetëm nga ju. Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll”, tha Eugena Tomini e Institutit të Shëndetit Publik duke ju drejtuar qytetarëve.

Në spitale ndërkohë situatë mbetet e qëndrueshme, me numrin e pacientëve që shënoi një tjetër ulje duke zbritur në një total pre 19 personash që po marrin trajtim mjekësor. Prej tyre, tre janë në terapi intensive. Numrit të të shëruarve ju shtuan vetëm 6 qytetarë. Deri më tani janë 694 persona që kanë rezultuar negativë në dy teste rradhazi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG