Joe Biden ka dashur ta fitojë Shtëpinë e Bardhë prej më shumë se tre dekadash. Por edhe nëse do t'ia dalë ta pëmbushë këtë objektiv pas zgjedhjeve të nëntorit, ai ka nisur të flasë edhe për largimin.
Në një përpjekje për të zbutur shqetësimet lidhur me moshën e tij, ai që mendohet të jetë kandidati zyrtar i demokratëve, 77-vjeçari Joe Biden, ka thënë se nuk do të kërkonte një mandat të dytë nëse do të kishte probleme me shëndetin e tij mendor apo fizik. Ai gjithashtu i është referuar vetes si një "kandidat në tranzicion", duke shërbyer si një urë për një gjeneratë të re udhëheqësish.
Zoti Biden njihet si një person që rallë i mbahet skenareve të parashkruara dhe komentet janë dëshmi e stilit të tij të sinqertë. Por ato gjithashtu po kontribuojnë në spekulime të forta se kush i ka pozitat më të mira për të udhëhequr partinë pas tij.
"Ne kemi shumë demokratë të rinj të zgjedhur në nivele drejtuese në të gjithë vendin", thotë strategjistja demokrate L. Joy Williams.
Megjithatë zoti Biden nuk e ka përjashtuar kandidimin për një mandat të dytë, por çështja e së ardhmes së tij tij afatgjatë vazhdon t’i bëjë hije kandidaturës së tij, ndërsa ai po konsideron opsionet se cili do të jetë në krah të tij, në postin e nënpresidentit.
Ndërsa dikush si Elizabeth Warren mund të zgjeronte apelin e zotit Biden mes progresistëve, senatorja 70-vjeçare e Masaçusetsit nuk do të ishte fytyra e një brezi të ri që shumë në parti po kërkojnë. Kjo mund të ishte një avantazh për pretendente më të reja, të tilla si senatorja e Kalifornisë Kamala Harris 55 vjeç, apo ajo e Minesotës Amy Klobuchar, 59 vjeç.
Kjo pritet të jetë një dinamikë e vështirë për zotin Biden, i cili mori një pozicion udhëheqës brenda demokratëve gjatë fillimit të pandemisë, çfarë ia ka bërë më vështirë punën për të vendosur pozita udhëheqëse të padiskutueshme në parti. Ai nuk mund të përballojë zërat se kush mund ta pasojë atë pas mandatit të parë, kur ka ende përpara një garë për të fituar në vjeshtë, atë kundër Presidentit Donald Trump.
Në historinë amerikane ka pak precedentë që një president të ketë hequr dorë nga rizgjedhja. Presidenti Lyndon B. Johnson nuk kandidoi për një mandat të dytë të plotë në 1968, ndërsa kishte qenë në detyrë për pesë vjet për shkak të vrasjes së presidentit John F. Kennedy.
Gjithashtu nuk ka asnjë garanci se ai apo ajo që do të kandidadojë krah zotit Bidenit si kandidat për nënpresident, të jetë presidenti i që ai parashikon.
Zoti Biden është zotuar të zgjedhë një grua, por praktikisht asnjë nga emrat në shqyrtim aktiv nuk ka gjasa të kënaqë të gjithë demokratët. Kjo do të ngrinte perspektivën e zhvillimit të zgjedhjeve paraprake në 2024 edhe nëse ai vendoste të mos rikandidonte. Chris Wilson një anketues republikan thotë se zoti Biden mund të ndihmojë në ngritjen e pozitave për disa demokratë të rinj, duke i bërë anëtarë të kabinetit të tij me qëllimin "që të krijojë një dorë të zgjedhurish dhe jo një kandidat për garën paraprake, me synimin që të zgjidhej kandidati tek i cili ai do të dorëzonte gjërat". Kjo gjë thotë thotë zoti Wilson "do të ishte gjithashtu një formë e ndërtimit të trashëgimisë për të cilën ai duket se ka shfaqur interes".
Zoti Biden gjithashtu mund të ndryshojë mendje dhe të vendosë të rikandidojë nëse fiton ndaj zotit Trump. Por kjo megjithatë nuk do ta gantonte atë nga një sfidë paraprake.
"Edhe nëse Biden fiton dhe thotë se do të rikandidojë në vitin 2024, ai do të sfidohet absolutisht nga brenda partisë", thotë Eric Hauser, i cili ishte sekretar shtypi gjatë zgjedhjeve paraprake për kandidatin Bill Bradley në vitin 2000 kundër Al Gore, i cili ishte Nënpresident i Bill Clintonit për tetë vjet e që shihej nga shumë si pasardhësi i tij i natyrshëm.
Gilberto Hinojosa, kryetar i Partisë Demokratike për Teksasin, thotë se zgjedhja që zoti Biden do të bëjë për pozitën e Nënpresidentit duhet të plotësojë dy role. Personi do të duhet të vazhdojë ta largojë vendin nga epoka Trump nëse diçka ndodh ndërsa ai (Joe Biden) është ende në detyrë ose më vonë nëse Biden vendos të dalë në pension e ta kalojë stafetën.
"Mendoj se standartet do të jenë të larta, pavarësisht nga cili kënd e sheh", thotë zoti Hinojosa.
Republikanët gjithashtu mund të përballen me probleme të ngjashme. Nëse zoti Trump siguron një mandat të dytë, Nënpresidenti Mike Pence duket se është pasardhësi i natyrshëm i tij.
Por ka shumë republikanë të tjerë me ambicie presidenciale të cilët mund të jenë më tërheqës nëse zoti Trump do të bëhej i papëlqyeshëm në fund të mandatit të dytë, gjë që u ndodh shpesh presidentëve pas tetë vjetësh në detyrë.
George H.W. Bush është i vetmi Nënpresident në historinë moderne që është zgjedhur president. Shembujt e vetëm janë Martin Van Buren më 1836 dhe më herët Thomas Jefferson dhe John Adams.
"Mike Pence do të trashëgonte tetë vite të një cunami", thotë zoti Hauser lidhur me trashëgiminë e zotit Trump.
Sipas disa spekulimeve nëse zoti Biden zgjidhet president, ai mund të vendosë të kërkojë një mandat tjetër në vitin 2024 pjesërisht sepse joshja ndaj Shtëpisë së Bardhë është një nga forcat më të mëdha në politike.
"Pasi bëhesh president është shumë joshëse që të vazhdosh ta mbash pushtetin", thotë Julian Zelizer, profesor i Historisë dhe Çështjeve Publike në universitetin “Princeton” i cili ka shkruar për presidentët me një mandat.
"Tani për tani mund të jetë shumë mirë një ide e sinqertë. Por nuk kemi parë njerëz që të heqin dorë nga pushteti shumë lehtë", thotë ai.
Facebook Forum