Lidhje

Italia lehtëson ndjeshëm kufizimet


Rajonet e Italisë janë duke u hapur me ritmin e tyre. Edhe pse makineritë e rënda po kryenin punime për të bërë gati plazhin për publikun, kjo nuk i pengoi njerëzit që të shijonin rrezet e diellit dhe ujin e kripur.

Emilia Romagna ishte ndër të parat plazhe që po hapen në Rimini. Jeta e banorëve lokalë duket se ka filluar të gjallërohet së bashku me ardhjen e verës.

“Është shumë mirë. Më bën përshtypje fakti që nuk ka ende çadra, pra bizneset ende nuk janë hapur plotësisht”¸ thotë një banore lokale .

Por kjo nuk i ndaloi njerëzit që të shijonin diellin, valët e detit apo që të shtrihen në rërë për të marrë rrezet e para të sezonit. Clara Bono është banore në Rimini.

“Kemi qënë duke pritur se kur do të vijë dita që të dalin në bregdetë. Jemi pak të shqetësuar por mendoj se nëse mbahet distanca fizike, çdo gjë do të shkojë mirë.”

Në një situatë normale, plazhet në Rimini do të ishin të tejmbushura dhe çadrat shumëngjyrëshe do të kishin pushtuar të gjitha plazhet.

Të shtunën Italia regjistroi 669 raste të reja me COVID-19, me dy të tretat e rasteve në Lombardi, pjesa veriore e vendit e goditur rëndë nga virusi. Zyrtarisht Italia ka thënë se 32,735 njerëz kanë humbur jetën si rezultat i virusit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG