Lidhje

Drejtësia, ambasada SHBA-ve këmbëngul: Të ecet para me Reformën


Në Shqipëri, ambasada amerikane ripërsëriti sot dhe një herë përkushtimin e saj të vendosur në mbështetje të Reformës në Drejtësi.

Duke kujtuar se që nga miratimi i saj janë ngritur institucionet kyçe, ambasada thekson në një deklaratë se “reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Ajo po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane”, vijon deklarata.

Ambasada nënvizon se “ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi”, pasi, siç theksohet “synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi".

Mbrëmë në emisionin Opinion” në Tv Klan, presidenti shqiptar Iir Meta, foli më tone kritike për ecurinë e Reformës, dhe angazhimin e misioneve amerikane dhe europiane që kanë ndjekur në vijimësi hartimin dhe zbatimin e saj, duke i akuzuar ato se kanë bërë lojën e kryeministrit Edi Rama

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG