Lidhje

Trump ndërpret marrëdhëniet me OBSH-në për shkak të trajtimit të koronavirusit


Virus Outbreak Trump

Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuara po ndërpresin marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetit për shkak të trajtimit nga ana e saj të koronavirusit, duke thënë se OBSH-ja ishte bërë në thelb një organizatë kukull e Kinës.

Duke u shfaqur në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, Trump shkoi më tej kërcënimeve të përsëritura për të eleminuar fondet amerikane për organizatën, që shkon në disa qindra milion dollarë në vit.

Trump tha se OBSH-ja kishte dështuar të bënte reforma në organizatë që presidenti kishte kërkuar përmes një letre më 18 maj drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. Në letër jepej 30 ditë afat për t'u angazhuar për reforma.

Në paraqitjen e tij në Kopshtin e Trëndafilave, Trump e lidhi OBSH-në ngushtë me Kinën, nga e kishte origjinën koronavirusi.

Ai tha se zyrtarët kinezë "injoruan detyrimet e tyre të raportimit" në OBSH në lidhje me virusin dhe i bëri presion OBSH që të "mashtrojë botën" kur virusi u zbulua për herë të parë nga autoritetet kineze.

"Kina ka kontroll të plotë mbi Organizatën Botërore të Shëndetit, pavarësisht se ka paguar vetëm 40 milion dollarë në vit në krahasim me ato që kanë paguar Shtetet e Bashkuara, shumë e cila është afërsisht 450 milion dollarë në vit. Ne kemi detajuar reformat që duhet të bëjë dhe të angazhohen drejtpërdrejt me to, por OBSH nuk ka pranuar të veprojnë ", tha Presidenti Trump.

"Për shkak se ata nuk kanë arritur të bëjnë reformat e kërkuara dhe të nevojshme, ne po ndërpresim sot marrëdhëniet tona me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe do të ridrejtojmë ato fonde në të gjithë botën duke plotësuar nevoja urgjente globale të shëndetit publik," tha presidenti.

Shkurtimi i kontributit të Sh.B.A mund të ketë pasoja globale pasi OBSH është e përfshirë në përgjigjen ndaj pandemisë, e cila ka goditur dhjetra vende.

Presidenti Trump ka kohë që ka vënë në dyshim vlerën e Kombeve të Bashkuara dhe ka përçmuar rëndësinë e multilateralizmit ndërsa përqendrohet në një moton "Amerika e Para". Që nga marrja e postit, Presidenti Trump ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Komisioni i të Drejtave të Njeriut të OKB-së, agjencia kulturore e UNESCO, një marrëveshje globale për të adresuar ndryshimin e klimës dhe marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Organizata Botërore e Shëndetit është një organ i pavarur ndërkombëtar që punon me Kombet e Bashkuara. OBSH nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment për vendimin e presidentitTrump.

"Ne kemi bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme që të gjitha shtetet të mbështesin OBSH-në", tha një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Antonio Guterres kur u pyet për vendimin e presidentit Trump.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG