Lidhje

Trump: Jam "president i ligjit dhe rendit"


President Donald Trump speaks in the Rose Garden of the White House, Monday, June 1, 2020, in Washington. (AP Photo/Patrick Semansky)

Në mes të trazirave racore në të gjithë vendin, Presidenti Donald Trump të hënën tha se ai është "president i ligjit dhe rendit" dhe kërcënoi se do të dislokonte ushtrinë në qytetet amerikane për të shuar protestat e dhunshme.

Ndërkohë që Presidenti Trump po mbante fjalimin në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, një numër automjetesh ushtarake po lëviznin aty pranë në rrugën Pensylvania Avenue dhe policia ushtarake dhe forcat e zbatimit të ligjit po përplaseshin me protestuesit në Parkun Lafayette.

Fjalimi i Presidentit Trump për protestat
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:40 0:00

"Ne kemi vendin më të madh në botë", deklaroi Trump. "Ne do ta mbajmë atë të sigurt."

Trump tha se ai do të mobilizojë "mijëra e mijëra" ushtarë për të mbajtur paqen nëse guvernatorët nuk e përdorin Gardën Kombëtare për t’i dhënë fund protestave të dhunshmne.

"Të gjithë amerikanët me të drejtë u trishtuan dhe u revoltuan nga vdekja brutale e George Floydit", tha Presidenti Trump. Ai theksoi se administrata e tij është plotësisht e përkushtuar që drejtësia për zotin Floyd dhe familjen e tij të vihet në vend. "Por ne nuk mund të lejojmë që thirrjet e drejta dhe protestuesit paqësorë të mbyten nga një turmë e zemëruar. Viktimat më të mëdha të trazirave janë qytetarët paqedashës në komunitetet tona më të varfra dhe si President i tyre, unë do të luftoj për t'i mbajtur ata të sigurt. Unë do të luftoj për t'ju mbrojtur", tha Presidenti Trump.

Forcat e rendit ndërhyjnë për të shpërndarë protestuesit para Shtëpisë së Bardhë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:17 0:00

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Mbrojtjes, mes 600 dhe 800 anëtarë të Gardës Kombëtare nga pesë shtete po dërgohen në Uashington për të ofruar ndihmë në ruajtjen e sigurisë. Ky kontigjent trupash ose tashmë ndodhet në terren ose do të arrinte në mesnatë.

Më parë, forcat e rendit shpërndanë me forcë një grup protestuesish në Kishën St. Johns Episcopal Church, e cila njihet si "Kisha e Presidentëve" dhe ndodhet afër Shtëpisë së Bardhë. Kisha pësoi dëme nga djegiet gjatë protestave të kësaj jave në Uashington.

Forcat e rendit ndërhyjnë për të shpërndarë protestuesit para Shtëpisë së Bardhë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:17 0:00

Sipas Aktit të Epokës së Luftës Civile- Posse Comitatus Act, trupave federale nuk u lejohet të kryejnë operacione të brendshme të zbatimit të ligjit si arrestime, konfiskim të pronave ose kontrollime të njerëzve. Në raste ekstreme, megjithatë, presidenti mund të përdor Aktin e Kryengritjes (Insurrection Act), gjithashtu nga epoka e Luftës Civile, i cili lejon përdorimin e trupave ose Gardën Kombëtare për zbatimin e ligjit.

Zyrtarët thanë që një pjesë e Gardës Kombëtare në Uashington do të jenë të armatosur dhe të tjerët jo. Ata thanë se anëtarët e Gardës Kombëtare në Uashington nuk kanë armë jo vdekjeprurëse. Policia ushtarake që tashmë është e pranishme në qytet është pjesë e Gardës Kombëtare.

Vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd ka shkaktuar një numër protestash të dhunshme në shumë qytete amerikane. Kjo ishte një nga vdekjet e fundit në një seri incidentesh të ngjashme që nxitën zemërim dhe protesta kundër racizmit në mesin e forcave të zbatimit të ligjit. Incidenti rindezi zemërimin në vendin e ndarë nga pikëpamja politike dhe racore, të goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, që ka goditur më rëndë afrikano-amerikanët.

Shumë qytete të prekura nga trazirat sapo kanë rifilluar disa aktivitete normale ekonomike pas masave kufizuese mbi dy mujore për frenimin e përhapjes së Covid-19, që ka vrarë mbi 104,000 njerëz dhe ka lënë pa punë mbi 40 milion vetë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG