Ritmet e aplikimeve për asistencë papunësie në Shtetet e Bashkuara ranë pak javën e kaluar, siç njofton Departamenti i Punësimit, ndërkohë që shumë biznese fillojnë gradualisht rihapjen pas mbylljes së imponuar nga pandemia.
Megjithë ripunësimet në dyqane, restorante dhe biznese dhe rikthimin e reduktuar të klientëve në përputhje me masat mbrojtëse, 1.88 milionë amerikanë aplikuan për asistencë papunësie pasi kanë humbur punën nga dëmi ekonomik që shkaktoi ekonomia.
Kjo ishte shifra më e ulët e aplikimeve për asistencë që nga mesi i marsit, kur guvernatorët në shtete të ndryshme nxorën urdhrat e parë për izolim në banesë. Në total, 42.5 milionë amerikanë kanë paraqitur kërkesë për asistencë papunësie, një shifër që përfaqëson më shumë se 1/4 e forcës punëtore amerikane prej 164 milionë vetësh.
Aktualisht guvernatorët e të 50 shteteve kanë filluar të lehtësojnë kufizimet dhe të rihapin bizneset, por ritmet dallojnë mes shteteve, madje edhe mes komunave të ndryshme të një shteti.
Në prill ritmet e papunësisë llogariteshin në 14.7%, sipas shifrave qeveritare, por disa economistë thonë se këto shifra mund të jenë në rreth 20%.
Problemet e papunësisë kanë dalë në plan të dytë ditët e fundit, ndërkohë që vendi është përfshirë nga protesta të ndezura nga vdekja e një afrikano-amerikani në Mineapolis javën e kaluar, në duart e një polici të bardhë.
Facebook Forum