Lidhje

Maqedonia e Veriut: 120 raste të reja me Covid-19


Maqedonia e Veriut: 120 raste të reja me Covid-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:54 0:00

Në Maqedoninë e Veriut, 24 orët e fundit kanë shënuar një tjetër pikë të lartë në përhapjen e koronavirusit me 120 raste të reja dhe dy persona të vdekur. Duke filluar nga mbrëmja e ditës së enjte, autoritetet kanë urdhëruar zbatimin e orës policore për Shkupin dhe disa qytete të tjerë.

Maqedonia e Veriut: 120 raste të reja me Covid-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:54 0:00

Vatrat e krizës me koronavirus nëpër qytete dhe zona të Maqedonisë së Veriut po vijnë duke u shtuar për dallim nga vendet e rajonit ku kurba është sheshuar apo dhe ka shënuar rënie. Janë 120 raste rë reja, shumica prej të cilëve në Shkup, teksa dy persona kanë humbur jetën si rezultat i virusit, duke e çuar numrin e viktimave në 147.

Nga 120 rastet e fundit, 60 janë në Shkup, në Kumanovë 19, në Shtip 16, në Tetovë 9 raste dhe nga 2 e nga 1 rast ka nëpër qytete të tjerë. 843 raste mbeten aktive nga 2611 persona të prekur gjithsej.

Piku më i lartë i sëmundjes, në të vërtetë shënohet në këto 24 orët e fundit, që nga shpërthimi i epidemisë në Maqedoninë e Veriut. Para pak javësh qenë regjistruar 107 raste pozitive brenda një dite.

Autoritetet qeveritare kanë dhënë urdhër për ndalim-qarkullim në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Shtip dhe nëpër disa komuna të tjera. Ora policore hyn në fuqi prej në orën nëntë të mbrëmjes së të enjtes dhe zgjat deri të hënën në orën pesë të mëngjesit, ndërsa banorëve të qyteteve dhe komunave të tjera do t’u ndalohet lëvizja nga e pasditja e së premtes deri të hënën, më tetë qershor.

Këto masa janë marrë para Ditës së Shpirtrave, kur besimtarët e krishterë shkojnë në varreza në përkujtim të familjarëve të vdekur, për çka qeveria ka dhënë urdhër ndalese, por nga ana tjetër, Kisha Ortodokse Maqedonase u bën thirrje besimtarëve që të shkojnë në varreza duke vënë maska në fytyrë dhe duke ruajtur distancën e rekomanduar.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se një numër i konsiderueshëm i personave të dyshuar si bartës të koronavirusit nuk pranojnë të bëjnë testin dhe se ka mjaft të tjerë të cilët nuk i tregojnë kontaktet apo burimin e infeksionit.

Përskaj mosbesimit që ekziston tek një pjesë e njerëzve për koronavirusin, lajmet e rreme, që po ashtu kanë zënë vend nëpër rrjetet sociale e shtojnë dilemën apo dhe frikën nga ana tjetër tek popullata e këtij vendi.

Në këtë kohë pandemie, kur janë hapur restorantet dhe kafeteritë, por jo tërësisht, çështja ka marrë dimensione politike. Kryetari i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski ishte parë mbrëmë në një restorant të Shkupit, në pjesën e mbyullur të tij - që nuk është e lejuar dhe stafi i lokalit ua kishte penguar qasjen për më tepër se dy orë inspektorëve të komisionit republikan që të bënin kontrollin. Lokali do të gjobitet, ndërsa zoti Mickovski është prononcuar vetëm të enjten, duke thënë se nuk kishte qenë plotësisht në njohuri me vendimin për ndalesat dhe se do ta paguante gjobën e tij.

Opozita dhe pushteti vazhdimisht po shkëmbejnë akuza lidhur me aftësinë e menaxhimit apo mosrespektin e qëllimshëm të masave të gjendjes së koronavirusit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG