Lidhje

SHBA dhe Franca konfirmojnë vdekjen e udhëheqësit terrorist


Shtetet e Bashkuara thonë se nuk ka dyshim se udhëheqësi dhe bashkëpunëtori kryesor i grupit terrorist al-Kaida në Afrikën e Veriut ka vdekur.

Zyrtarët e Komandës amerikane në Afrikë konfirmuan të shtunën vdekjen e Abdelmalek Droukdel, emiri i al-Kaidës në Maghrebin Islamik (AQIM), duke cituar burime të pavarura nga një operacion i zhvilluar me 3 qershor udhëhequr nga Franca.

"Ky mision është një fitore kolektive", i tha "Zërit të Amerikës" zëdhënësi i Komandës Amerikane për Afrikën (AFRICOM) kolonel Chris Karns.

"Ky ishte një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit dhe partneritetit ndaj një kërcënimi të përbashkët" tha ai, duke vlerësuar angazhimin e Francës për të luftuar si grupin al-Kaida ashtu edhe grupet e tjera terroriste të lidhura me Shtetin Islamik në Afrikë.

Lajmi u njoftua për herë të parë në disa postime në twiter, të ministrit francez të Mbrojtjes Florence Parly. Ai tha se operacioni i zhvillua në veri të Malin e veriut pranë kufirit algjerian, ku grupet ekstremiste janë aktive.

Udhëheqësi xhihadist ishte përgjegjës për Al-Kaidën në operacionet e Maghrebit islamik në Sahel. AQIM nuk e ka konfirmuar ende vdekjen e Droukdel.

Kombet e Bashkuara thonë se Droukdel ishte një ekspert i eksplozivëve dhe se kishte prodhuar pajisje që ishin përdorur për të vrarë me qindra civilë në sulme në vende publike. Në vitin 2013 autoritetet alegjeriane e dënuan atë me vdekje për përfshirjen e tij në hedhjen në erë të një ndërtese qeveritare dhe zyrave të Komitetit të Refugjatëve të OKB-së në Algjeri, ku u vranë 26 persona dhe u plagosën 177 të tjerë.

AQIM u formua nga një grupim i islamistëve radikalë algjerianë, që e ka zanafillën në fund të viteve 1990, të cilët në vitin 2007 i premtuan besnikëri rrjetit Al-Kaida të Osama bin Ladenit.

Grupimi ka marrë përgjegjësinë për një varg sulmesh ndaj trupave ushtarake e civilëve në të gjithë Sahel-un, përfshirë dhe sulmin në 2016 në një hotel e restorant në Burkina Faso ku u vranë 30 vetë, kryesisht shtetas perëndimorë.

Franca njoftoi gjithashtu të premten se kishte kapur një udhëheqës të Shtetit Islamik në Saharanë e Madhe (EIGS), që drejton një grupim që ka kryer sulme të shpeshta përtej kufijve perëndimorë të Nigerit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG