Lidhje

SHBA kritikon Kinën, Iranin, Nigerinë për shkelje të lirive fetare


Secretary of State Mike Pompeo speaks during a news conference at the State Department in Washington, Wednesday, June 10, 2020.
Secretary of State Mike Pompeo speaks during a news conference at the State Department in Washington, Wednesday, June 10, 2020.

Sekretari i amerikan Shtetit Mike Pompeo të mërkurën kritikoi Kinën, Iranin, Nigerinë dhe disa vende të tjera për shkelje të lirive fetare. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine sjellë më shumë hollësi rreth Raportit të Departamentit të Shtetit mbi Liritë Fetare Ndërkombëtare për vitin 2019.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se në Kinë shtypja e sponsorizuar nga shteti ndaj të gjitha feve është duke u intensifikuar.

"Partia Komuniste Kineze tani po urdhëron organizatat fetare t'i binden udhëheqjes së saj dhe të injektojnë dogmat komuniste në mësimet dhe praktikat e besimit të tyre. Arrestimet masive të ujgurëve në Xinjiang po vazhdojnë. Po vazhdon edhe shtypja e tibetianëve, budistëve, anëtarëve të lëvizjes Falun Gong dhe të krishterëve."

Kina ka hedhur poshtë kritikat për burgosje masive të ujgurëve, duke i quajtur ato ndërhyrje në punët e saj të brendshme dhe thotë se rrjeti i gjerë i qendrave të paraburgimit në Xinjiang po përdoret për trajnime profesionale.

Publikimi i raportit të Departamentit të Shtetit mbi liritë fetare për vitin 2019 të mërkurën ndodh në një kohë kur bota po ndjek me vëmendje protestat masive kundër racizmit dhe dhunës së tepëruar të policisë në mbarë Shtetet e Bashkuara.

I pyetur në lidhje me autoritetin moral të Shteteve të Bashkuara për të gjykuar vendet e tjera, zoti Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara trajtojnë në mënyrë direkte padrejtësitë, ndryshe nga Kina.

"Kur diçka aq tragjike dhe aq e tmerrshme sa ajo që i ndodhi George Floydit ndodh, qeveria reagon. Ne pamë se si forcat lokale të zbatimit të ligjit dhe Departamenti ynë i Drejtësisë lëvizën shumë shpejt për të trajtuar atë situatë të veçantë."

Zyrtarët amerikanë folën edhe për gjendjen e rëndë në Nigeri, ku grupet terroriste Shteti Islamik dhe Boko Haram vazhdojnë të sulmojnë myslimanët dhe të krishterët.

Ambasadori amerikan për Liritë Fetare Ndërkombëtare, Sam Brownback bëri thirrje për veprim gjatë konferencës së shtypit të mërkurën në Departamentin e Shtetit.

"Jam thellësisht i shqetësuar për atë që po ndodh në Nigeri për shkak të përshkallëzimit të dhunës dhe masakrave dhe mungesës së një përgjigje efektive nga qeveria. Ne me të vërtetë kemi nevojë që Qeveria Nigeriane të ngrihet dhe të veprojë në mënyrë shumë më efektive në territorin e saj."

Ambasadori Brownback tha se Arabia Saudite me shumicë-myslimane gjithashtu mbetet shqetësim i veçantë, pasi vazhdon të jetë vendi i vetëm në botë pa asnjë kishë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG