Lidhje

Shqipëri, kthehet Covid-19 me shifrat më të larta


Në Shqipëri, autoritetet shëndetësore njoftuan sot për një tjetër vdekje prej COVID-19 si dhe 44 raste të reja qytetarësh të prekur nga ky virus.

Kjo është shifra më e lartë ditore e zbulimit të virusit qysh nga nisja e epidemisë në fillim të marsit.

Shqipëria po regjistron një shtim të befasishëm të infektimeve me Covid-19 brenda disa ditësh, pas disa javë shifash minimale, që sollën lehtësim të masave të karantonës.

Shqipëri, rikthim i Covid-19 me shifra të larta
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:35 0:00

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se nga mbi 290 testime në 24 orët e fundit u zbuluan 44 persona të prekur me COVID-19 në pothuaj të gjithë shtrirjen gjeografike të vendit, nga Tirana, Elbasani e Durrësi, Krujë, Kamëz e Shkodër e deri në Lushnje e Vlorë.

Një 59 vjeçar nga Lushnja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv pas terapisë intensive njëjavore për Covid19, ndërsa vuante edhe nga zemra, diabeti dhe anemia.

Kjo ishte vdekja e 35 e regjistruar në Shqipëri për shkak të COVID-19. Rastet e reja janë familjarë të infektuarve të mëparshëm, por edhe të prekur rishtas nga virusi që rishfaq me shifra maksimale si asnjëherë më parë gjatë 3 muajve të pandemisë.

Vetëm 3 ditët e fundit janë mbi 120 raste të reja; 44 sot, 42 dje, dhe 36 raste të martën. Mes të prekurve janë edhe 9 vetë personel shëndetësor.

Në Spitalin Infektiv janë sot 52 pacientë të shtruar, 6 më shumë se dje, ndërsa 8 prej pacientëve janë në terapi intensive. 349 personat aktivë të infektuar me COVID19 janë kryesisht në Tiranë, Shkodër e Krujë, të cilët janë qytetet më shumë të prekur nga Covid-19, e më pak në Kamëz, Durrës, Mat dhe Lushnje.

Nga afro 1400 të prekur gjithsej nga marsi deri sot rreth 1 mijë vetë konsiderohen të shëuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG