Lidhje

Kongresi analizon masa ligjore për reforma policore


Ligjvënës demokratë në gjunjë, në heshtje në ndertim të George Floyd

Ligjvënësit amerikanë nderuan këtë javë kujtimin e George Floyd, afrikano-amerikanit 46-vjeçar që vdiq gjatë arrestit nga policia më 25 maj. Protestat e pandërprera në mbarë vendin, të nxitura nga vdekja e Floyd kanë ushtruar presion mbi ligjvënësit që të reagojnë ndaj diskriminimit racor në politikat amerikane. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson analizon në vazhdim se si po reagojnë dy forcave politike në Kongres për të sjellë ndryshime:

George Floyd u përcoll me nderime në banesën e fundit, ndërkohë që protestat e nxitura nga vdekja e tij po sjellin një kthesë në diskutimin mbi racën, thanë ligjvënësit gjatë ceremonive mortore:

“George Floyd ndryshoi botën. Do t’ia bëjmë të qartë botës se ai solli ndryshime,” tha ligjvënësi Al Green.

Thirrjet për ndryshime në praktikat policore janë dëgjuar në mënyrë të përsëritur:

“Duhet të garantojmë se policia lë pas praktikat e fushë-betejës dhe të mohimit të të drejtave civile dhe shndërrohet në mbrojtëse me fokus në sigurinë publike,” tha ligjvënësja Sheila Jackson Lee.

Vëllai i George Floyd iu bashkua demonstratës në Uashington pasi foli para ligjvënësve që po analizojnë masa për reforma policore:

“Projekt-ligji do ta bënte më të lehtë për qeverinë federale të ndiqte me sukses penalisht raste të shkeljeve nga policët. Do të ndalte praktika si vënian nën kontroll e të dyshuarit duke e shtrënguar me krah në qafë; do të ndalte shenjestrimin e individëve në baza racore apo fetare; do të inkurajonte ndjekje penale në mënyrë të pavarur nga policia lokale,” thotë Jerrold Nadler, Kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Gjyqësorin.

Propozimi i demokratëve është veçmas nga ai i republikanëve dhe nuk përfshin ndalje të fondeve për policinë. Por shumë ligjvënës duan zhvendosje fondesh nga buxheti policor për përdorim për përparësi të tjera.

“Mbështesh investimet në komunitete, që t’i bëjmë më të shëndetshme dhe më të sigurta. Aktualisht, po shohim një Amerikë ku në shumë qytete shpenzohet mbi një e treta e buxhetit për policinë,” tha Senatorja demokrata Kamala Harris.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se një ndër propozimet e demokratëve që të ndalet mbrojtja nga paditë civile për policët është i papranueshëm. Në Senatin e kontrolluar nga republikanët, i vetmi senator republikan afrikano-amerikan po përgatit projekt-ligjin dhe sheh mundësi për dakordim:

"Ka disa të përbashkëta mes propozimit të Senatit, të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Shtëpisë së Bardhë,” tha Senatori Tim Scott.

Edhe selia e Kongresit mund të ndryshojë pamje, pasi po shtohen thirrjet për të hequr statujat që nderojnë figura të Konfederatës.

“Ata kryen tradhti kundër Shteteve të Bashkuara. Statujat e tyre janë ende këtu pasi shtetet i vendosën këtu,” tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1270787974880526337

Presidenti Trump komentoi në Twitter të mërkurën duke u betuar se nuk do të riemërohen bazat ushtarake amerikane që mbajnë emra të figurave ushtarake të Konfederatës. Shtëpia e Bardhë ndërkaq po shqyrton mundësinë e daljes me urdhër ekzekutiv lidhur me reforma në forcat e rendit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG