Komiteti Kombëtar Republikan ka zgjedhur Xheksonvill të Floridas për të mbajtur Kuvendin e partisë këtë verë, pas mosmarrveshjes për shkak të koronavirusit me guvernatorin e Karolines se Veriut për ta mbajtur ngjarjen e plotë në Sharlot.
Kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan Ronna McDaniel njoftoi të enjten se Presidenti Donald Trump do të pranojë zyrtarish propozimin republikan për garën presidenciale në Xheksonvill të Floridës.
Ajo tha se "jo vetëm që Florida mban një vend të veçantë në zemrën e Presidentit Trump si shteti i tij, por është thelbësor në rrugën drejt fitores në vitin 2020”.
Zyrtarët e partisë u përpoqen të gjejnë një vendndodhje të re të Kuvendit pas postimit në twiiter të Presidenti Trump se partia republikane u detyrua të kërkojë një tjetër vend për të organizimin e Kuvendit, i cili është planifikuar të fillojë në 24 gusht.
Presidenti dhe zyrtarët republikanë nuk e pritën mirë komentet e guvernatorit demokrat Roy Cooper të Karolinës së Veriut, i cili tha se ai nuk ishte i gatshëm të garantonte mbajtjen e nje kuvendi të plotë me një arenë të mbushur me zyrtarë të partisë, delegatë dhe aktivistë për shkak të shqetësimeve shëndetësore të lidhura me pandeminë.
Karolina e Veriut është ndër shtetet që kanë parë nje rritje të raste të reja koronavirus që nga 25 maji. Për shkak se partia ka nënshkruar një kontratë për mbajtjen e kongresit në Sharlot, një pjesë e kuvendit do te mbahet atje.
Facebook Forum