Lidhje

Vëmendje e lartë ndaj rolit të ushtrisë amerikane gjatë protestave


Roli i ushtrisë amerikane ka marrë një vemendje të veçantë në atmosferën e protestave që morën shkas nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd nën arrestin policor muajin e kaluar. Korrespodentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb, i hedh një vështrim rëndësisë e traditës që ruan ushtria amerikane për të qëndruar apolitike në mënyrë që të përfaqësojë dhe mbrojë më mirë popullin amerikan, të cilit i shërben.

Vëmendje të veçantë rolit të ushtrisë amerikane gjatë protestave
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:33 0:00

Përdorimi i forcës kundër protestuesve paqësorë në Sheshin Lafayette nga forcat federale të zbatimit ligjit, mbështetura nga Garda Kombëtare e ushtrisë amerikane, ndezi një debat mbarëkombëtar për rolin e ushtrisë në shoqërinë civile.

"Dhe krijoi një imazh, që unë mendoj se është në vazhdën e ide për të shkatërruar besimin tek ushtria", thotë Gjenerali në pension Joseph Votel, i Shkollës Juridike të Universitetit të Pensilvanisë.

Gjenerali Joseph Votel, ish-komandanti i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, i cili tani shërben në bordin ekzekutiv të Qendrës për Etikë dhe Sundimin e Ligjit në Universitetin e Pensilvani, i thotë Zërit të Amerikës se vlera thelbësore e ushtrisë për të qëndruar jashtë politikës së brendshme është ndër pasuritë më të mëdha.

Një ushtri apolitike i shërben kombit më mirë. Ky ishte qëllimi i themeluesve dhe kjo është një nga arsyet shumë të rëndësishme pse, ushtria amerikane mbetet institucioni më i respektuar në Amerikë", thotë ai.

Disa oficerë të rangut të lartë në pension kanë folur pas një kërcënimi presidentit për të vendosur mijëra trupa në shërbim aktiv në qytetet amerikane - një veprim i destinuar vetëm për rrethanat më ekstreme - si dhe doli në qarkullim një regjistrim i Sekretarit të Mbrojtjes Mark Esper duke folur me guvernatorët për protestat,... ku ai flet për një "hapësirë beteje".

"Kur ne mund të përqendrohemi në konfliktin e mundshëm në drejtim të mbizotërimit të qyteteve tona dhe njerëzve tanë, kjo më frikëson mua deri në vdekje, sinqerisht. Dhe nëse nuk bëjmë diçka për këtë, kur të kthejmë sytë pas do ta njohim këtë moment, pasi ky ishte momenti kur me të vërtetë duhet të kishim bërë diçka", thotë Admirali në pension Mike Mullen, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

Sekretari Esper dhe oficeri i lartë ushtarak amerikan gjithashtu ecën në Sheshin Lafayette me presidentin përpara se të pozonin për kamerat jashtë një kishe aty pranë të dëmtuar gjatë protestave një natë më parë.

Zyrtarët e Pentagonit kanë theksuar se as Gjenerali Milley dhe as Sekretari i Mbrojtjes Esper nuk ishin të dijeni planeve të presidentit dhe kishin pranuar të shkonin në shesh vetëm për të falenderuar anëtarët e Gardës Kombëtare për shërbimin e tyre.

Sekretari Esper ka thënë se është penduar për komentet e tij për "hapësirën e betejës" dhe Gjenerali Milley të enjten e quajti vendimin e tij për të shoqëruar presidentin në shesh një "gabim" nga i cili kishte mësuar.

"Nuk duhet të kisha qenë atje. Prania ime në atë moment dhe në atë mjedis krijoi një perceptim të ushtrisë së përfshirë në politikën e brendshme", tha Gjenerali Milley.

Natyra apolitike e ushtrisë është më shumë sesa një traditë, është në betimin ushtarak të detyrës të bërë nga çdo anëtar i shërbimit.

"Ata nuk betohen të mbështesin dhe mbrojnë presidentin - çdo president, qoftë ai apo ajo republikan apo demokrat. Ata janë betuar të mbështesin dhe mbrojnë Kushtetutën", thotë Bradley Bowman, i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive.

Ish-zyrtarët kanë ngritur shqetësime se presidenti shpesh herë e injoron ose e harron këtë pikë.

"Presidenti ka krijuar me të vërtetë një sens pronësie për qeverinë, kur ai bën deklarata se "kjo është ushtria ime" ose "gjeneralët e mi" ose "gjykatësit e mi", në mënyrë që të shndërrohet në një zotërim", thotë William Cohen, Ish-Sekretari i Mbrojtjes.

Dhe me zgjedhjet presidenciale më pak se pesë muaj larg, disa shqetësohen se debati aktual për rolin e ushtrisë në çështjet e brendshme nuk do të jetë i fundit.

"Ushtria do të testohet me të vërtetë sepse ky president do të përpiqet t'i tërheqë në axhendën e tij politike", thotë Jeh Johnson, ish-Sekretar i Sigurisë së Brendshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG