Lidhje

Ambasada amerikane në Seul heq banderolat për të menjanuar keqkuptimet


Ambasada amerikane në Seul ka hequr banderolën me mbishkrimin “Black Lives Matter” si dhe flamurin me ngjyrat e ylberit në mbështetje të drejtave për komunitetin LGBTQ, pas ankimeve nga Presidenti Dondald Trump dhe udhëheqësit e lartë të Departamentit të Shtetit, thuhet në njoftimet e medias amerikane.

“Bloombeg News” njoftoi të hënën se zoti Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ishin të pakënaqur me banderolat, të cilat vareshin prej disa ditësh para ambasadës amerikane në Seul të Koresë së Jugut.

Përmes një deklerate mbrëmjen e së hënes, një zëdhënës i ambasadës tha se ambasadori Harry Harris kishte vendosur të shfaqte pankartën “Black Lives Matter” për të dhënë një “mesazh solidariteti me amerikanët e shqetësuar rreth racizmit, kryesisht dhunën racore ndaj afrikano-amerikanëve.”

“Ai dëshironte të theksonte vlerat amerikane mbi barazinë gjinore, lirinë e shprehjes, dhe të drejtën për të protestuar paqësisht. Sidoqoftë, qëllimi i ambasadorit nuk ishte të mbështeste apo inkurajonte kontributin për ndonjë organizatë specifike. Për të shmangur keqkuptimin që paratë e taksapaguesve amerikanë ishin shpenzuar që disa organizata të përfitonin, ai dha udhëzimin për heqejen e pankartave”, thuhej në deleratë.

“Kjo në asnjë mënyrë nuk nënvlerëson parimet dhe idetë e shprehura për ngritjen e banderolave, ndërsa ambasada do të kërkojë mënyra të reja për të përcjellë vlerat themelore amerikane gjatë këtyre momenteve të vështira që po kalon Amerika”, thuhet në dekleratë.

Ky veprim ishte ndër të fundit të qeversë amerikane që shprehin vetë-reflektim dhe solidaritetin me valën e protestave globale pas vdekjes në duar e policisë të një afrikano-amerikani.

Megjithëse shumë prej protestuesve amerikanë kanë qënë kritik ndaj zotit Trump, lëvizja është kryesisht e përqendruar tek dhuna policore, si dhe praktikat dhe pretendimet për paragjykime racore në institucionet amerikane.

Të hënën, ushtria amerikane në Korenë e Jugut, e cila ka zhvilluar një seri veprimtarishë për “Black Live Matter”, shkoi një hap më tutje, duke ndaluar shfaqjen e flamurit të konfederatës në bazat e saj.

“Flamuri i luftës së Konfederatës nuk përfaqëson vlerat e forcave amerikane të caktuara për të shërbyer në Republikën e Koresë”, thuhet në një memomrandum të Gjeneralit Robert Abrams, komandat i Forcave amerikane në Korenë e Jugut.

“Ndërsa e pranoj se disa mund ta shohin atë si simbol të krenarisë rajonale, shumë të tjerë në forcat tona e shohin si një kujtesë të dhimbshme të urrejtjes, fanatizmit, tradhëtisë dhe zhvlerësimit të njerëzimit”, shtoi zoti Abrams.

Njësitë detare të ushtrisë amerikane e kanë hequr tashmë flamurin e Konfederatrës, i cili u mbajt gjatë Luftës Civile nga forcat e jugut të cilat donin të ruanin skllavërinë.

Ushtria amerikane gjithashtu ka thënë se është e hapur për të riemëruar disa dhjetëra baza që mbajnë emërin e Kofederatës, e cila u dorëzua para forcave të Unionit në vitin 1865. Por lëvizja për të riemëruar bazat u kritikua nga zoti Trump, i cili prej kohësh ka kundërshtuar heqjen apo shkatërrimin e simboleve të Konfederatës.

“Këto baza monumentale dhe shumë të fuqishme, janë bërë pjesë e trashgimisë së madhe amerikane, dhe të një historie ngadhnjimtare, fitoreje dhe lire”, tha përmes një postimi në rrjetin Tweeter Presidenti Trump. “Prandaj administata ime nuk do ta marrë në konsideratë riemërimin e këtyre instalimeve madhështore ushtarake.”

As Presidenti Trump apo Sekretari Pompeo nuk kanë bërë komente publike lidhur me banderolat në ambasadën amerikane në Seul.

Sondazhet tregojnë për një mbështetje të gjerë për protestat, duke theksuar një ndryshim të madh të opinionit publik amerikan krahasur me protestat e mëparshme të lëvizjes ‘Black Lives Matter’.

“Diçka duket ndryshe këtë herë”, thotë profesori Daniel Pinkson për marrëdhëniet ndërkombëtare në Seul.

Institucionet kryesore amerikane si korpusi ushtarak dhe diplomatik, që janë të përbëra nga një forcë e shumëllojshme, tani përballen me një presion të konsiderueshëm për t’u përballur me racizmin, thotë Pinkson, një ish gjuhëtar me Forcat Ajrore.

Mos trajtimi i këtyre gjërave, kryesisht në ushtri, “minon produktivitetin, efektivitetin dhe moralin”, shton ai.

Për diplomatët amerikanë, që shpesh kritikojnë abuzimet e të drejtave nga autoktatët, pjesë e shqetësimeve mund të jetë konsekueca e mesazheve – veçanërisht pasi titujt kryesorë ndërkombëtar dënojnë reagimin e ashpër të policisë amerikane ndaj protestuesve.

“Kurrë nuk kam parë që reputacioni amerikan të marrë një goditje të tillë”,thotë zoti Pinkston.

Bërja e një dekleratre

Deri më tani, ambasada në Seul duket se ka qënë i vetmi post diplomatik amerikan që ka shfaqur në mënyrë të dukshme banderolën “Black Lives Matter”.

“Isha i lumtur të shihja që ambasadori Harris të mbante qëndrimin në fjalë”, tha Abrams Denmark, një ish zyrtar i lartë i Pentagonit që tani punon për qendrën “Woodrow Wilson”. “Por përfundimisht ai duhet të ndjekë drejtimin nga udhëheqja e tij”.

Ambasadori Harris, i emëruar nga zoti Trump dhe ish admiral i forcave detare, ka në plan të japë dorëheqjen në fund të vitit, sipas një njoftimi nga agjencia e lajmeve Reuters por të pa konfirmuar nga ambasada.

Kjo nuk është hera e parë që ambasada në Seul ka mbajtur qëndrim për çështjet sociale.

Për vite të tëra ambasada ka mbajtur flamurin me ngjyrat e ylberit në solidaritet me të drejat e njeriut dhe organizatat e shoqërisë civile që kërkojnë të drejta për LGBTQ në Korenë e Jugut. Shumë ambasada amerikane në botë valvisin flamuj të tillë, kryesisht gjatë qershorit i cili është muaji i krenarisë për komunitetin LGBTQ.

Por administrata e Presidentit Trump kërkoi vitin e kaluar që ambasadat të paraqesnin një kërkesë zyrtare për të ngritur flamurët, sipas njoftimeve nga NBC News. Shumë prej këtyre kërkesave u mohuan, thuhet në njoftim. Nga ana tjetër ambasadave u tha se mund të ngrinin flamurët në vende të tjera si në anët e ndërtesave ose në brendësi të tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG