Lidhje

Twitter etiketon si të "manipuluar" një postim të presidentit Trump


Twitter i shtoi të enjten një etiketim si "informacion i manipuluar" pamjeve filmike të postuara në llogarinë e Presidentit amerikan Donald Trump, pamje që shoqëroheshin me një tekst me gabime ortografike ku shkruhej: "një foshnje e tmerruar ikën me vrap nga fëmija racist".

Pamjet filmike origjinale, të cilat u përhapën gjerësisht në mediat sociale në vitin 2019, tregojnë një vogëlush afrikano-amerikan dhe një tjetër të bardhë duke vrapuar drejt njëri-tjetrit e më pas përqafohen. Aso kohe video u publikua në faqen e internetit të rrjetit televiziv CNN me titullin: "dy vogëlushë na tregojnë se si duken në realitet shokët e ngushtë".

https://twitter.com/i/status/1273770669214490626

Pamjet e postuara në twitter-in e Presidentit Trump tregojnë fillimisht pjesën ku njëri prej vogëlushëve shihet duke vrapuar, ndjekur nga tjetri. Në një moment të videos shkruhet: "foshnja raciste ndoshta një votues i Trump-it". Më pas tregohen pamjet filmike origjinale që përfundojnë me shkrimin: "Nuk është problemi Amerika, janë lajmet e rreme". Videoja në Twitter u pa nga më shumë se 7.7 milionë vetë dhe 125 mijë të tjerë e ripostuar.

"Ne mund të etiketojmë postime që përmbajnë informacione ku është ndërhyrë e janë manipuluar, për t'i ndihmuar njerëzit të kuptojnë vërtetësinë e tyre si dhe që të sigurojnë kontekst shtesë", njoftoi Twitter në një shpjegim të politikave të tij të postuar në faqen e kompanisë në internet.

Twitter ka qenë nën monitorim të ashpër nga administrata Trump pas nisjes së një procesi të kontrollin të vërtetësisë së postimeve në twitter të zotit Trump. Media sociale etiketoi gjithashtu një postim të presidentit Trump rreth protestave në Mineapolis duke e qujatur si "mbështetës të dhunës".

Presidenti, i cili është përplasur disa herë me Twitter-in dhe kompani të tjera të medias sociale lidhur me atë që e ka quajtur censurim të zërave konservatorë, bëri të ditur në fund të muajit maj se do të propozojë një ligj për t'i hequr apo dobësuar mbrotjen ligjore që gëzojnë kompanitë e internetit, në një përpjekje të pazakontë për t'u përcaktuar rregullore mediave ku ai është kritikuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG