Lidhje

Policia në qytetin Kamden të Nju Xhersit, shembull i lidhjeve me komunitetin


Shkurtimi i fondeve për policinë është kthyer në një sllogan nga protestuesit e lëvizjes “Black Lives Matter” gjatë javëve të fundit në Shtetet e Bashkuara. Por pyetjet se si, dhe madje nëse duhet të zbatohet kjo kërkesë, por shkaktojnë debate dhe polemika. Në qytetin Kamden (Camden) të shtetit Nju Xhersi, departamenti i policisë u shpërnda dhe u ristrukturua shtatë vite më parë me qëllim për përfshirjen sa më të ngushtë të komunitetit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Celia Mendoza sjell më shumë hollësi mbi strategjinë që po përdor policia e qytetit Kamden në Nju Xhersi.

Carmen Morales është banore e qytetit Kamden në Nju Xhersi.

Dikur gjërat ishin shumë keq. Nuk mund të uleshim përjashta dhe në disa raste na duhej të vraponim kur kishte shkëmbime zjarri.

74 vjeçarja ka mbi 40 vjet që jeton në këtë qytet. Situata ndryshoi vetëm pas shpërbërjes së departamentit të policisë së qytetit Kamden.

Ky qytet dikur ishte ndër më të rrezikshmit në vend, duke kryesuar listën e FBI-së për vrasjet në vitin 2012. Fernando Badillo është me policinë e këtij qyteti.

“Kam punuar me departamentin e mëparshëm të policisë së qytetit. Në vitin 2013 ata ndryshuan në Polici Metropolitane dhe gjatë viteve të fundit ka qënë një eksperiencë mjaft e mirë. Ishte ndryshim drastik por shumë i dobishëm.”

Për shtatë vjet, policia e qytetit punoi për të zbatuar politika të ndryshme mbi strategjitë e ruajtjes së rendit, përfshi edhe përdorimin e forcës dhe kur duhet ndërhyrë. Qëllimi ishte patja e një strategjie për sigurinë publike ku komuniteti luan një rol kryesor në luftën kundër krimit.

U desh kohë për ndryshime, ndërsa policët punuar shumë për t’u afruar me komunitetin. Qyteti përfitoi nga mbështetja e qarkut dhe guvernatorit të shtetit në atë kohë.

Togeri i policisë Gabriel Rodriguez, i lindur dhe rritur në këtë qytet, thotë se strategjia mësohet qysh në akademinë e trajnimit të policisë.

Detyra e tyre e parë është patrullimi në këmbë në lagje të caktuara ku ata do të shërbejnë. Atyre nuk u kërkohet që të japin gjoba apo kërkojnë shkelësit e ligjit. Detyra e tyre është që të shkojnë derë më derë dhe të takohen me çdo banor të asaj lagjeje.

Përfshirja e departamentit të policisë në komunitetet e qytetit të Kamdenit kërkon shumë punë. Kjo strategji ka qënë e suksesshme. Qyteti ka vënë re një rënie të ndjeshme të të gjitha llojeve të krimeve që nga vënia në punë e kësaj strategjie.

Policët këtu na respektojnë. Nuk janë si shumë policë që abuzojnë me njerëzit. Ata nuk e bëjnë këtë. Janë të sjellshëm dhe bisedojnë me njerëzit. Kjo që po ndodh tani në vend është e trishtueshme, dhe ajo që ndodhi me atë njeri që vdiq”, thotë banorja Carmen Morales.

Zyrtarët thonë fitimi i besimit të banorëve të qytetit Kamden nuk është punë e lehtë. Por se qyteti dhe policia janë të angazhuar për metodën e bashkëpunimit të policisë me komunitetin.

Ne nuk bëjmë komente për çështje që lidhen me personelit," tha Departamenti i Shtetit në një përgjigje me email për një kërkesë për informacion në lidhje me dorëheqjen e zonjës Taylor. Sipas Washington post në rolin e saj në administratën Trump, zonja Taylor ndihmoi më shumë se 400 zyrtarë të emëruar nga presidenti në procesin e konfirmimit të tyre në Senat, përfshirë anëtarin e gjykatës së lartë Neil Gorsuchtarin Neil Gorsuch si dhe drejtoreshën e CIA-s Gina Haspel, raportoi Post.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG