Lidhje

Protestuesit rrëzojnë dhe djegin statujën e ish-gjeneralit të Konfederatës


Në kryeqytetin amerikan në Uashington protestuesit rrëzuan statujën e vetme të një gjenerali të Konfederatës, Albert Pike dhe i vunë asaj flakën në ditën që përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara e njohur si "Juneteenth". Sipas dëshmitarëve okularë dhe nga videot e postuara në mediat sociale policia ndodhej në vendin e ngjarjes, por nuk ndërhyri për t'i ndalur protestuesit.

Në një postim në twitter në lidhje me rrëzimin e statujës drejtuar kryetares së bashkisë Muriel Bowser, Presidenti Donald Trump, shkruante se:

"Policia e kryeqytetit nuk e bëri punën që i takon ndërsa shihte statujën tek rrëzohej e digjej. Këta persona duhet të arrestohen menjëherë. Një turp për vendin tonë!".

Pas rrëzimit të statujës shumica e protestuesve iu drejtuan paqësisht sheshit "Lafayette" pranë Shtëpisë së Bardhë.

Statuja e Albert Pike ka qenë ndër vite një burim polemikash. Statuja e ish-gjeneralit të Konfederatës u vendos rreth nje kilometër larg Kongresit në vitin vitit 1901. Ajo u ndërtua me kërkesë të masonëve që lobuan me sukses në Kongres për t'u dhënë atyre tokë për statujën për aq kohë sa monumenti i Albert Pike do të vendosej aty me veshje civile, jo ushtarake.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG