Lidhje

Spanja dhe vështirësitë e marrjes së azilit për mijëra migrantë


Spanja dhe vështirësitë e marrjes së azilit për mijëra migrantë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:44 0:00

Gjatë krizës së migrantëve të vitit 2015 në Evropë, vendet anëtare të bllokut premtuan të pranojnë 160 mijë azilkërkues në dy vite. Qeveria e Spanjës premtoi të pranonte afro 18 mijë prej tyre. Pesë vite më vonë, Spanja u ka dhënë azil vetëm dy mijë njerëzve. Qeveria e Spanjës thotë se është bllokuar nga kundërshtimi i disa spanjollëve të cilët thonë se mbretëria tashmë ka shumë migrantë – shumë prej tyre nga Afrika.Korrespondenti i Zërit të Amerikës Alfonso Beato sjell më shumë hollësi nga Barcelona.

Gjatë vitit 2019, Spanja pati një kërkesë rekord për azil, pak më shumë se 118 mijë, sa dyfishi i vitit 2018.Megjithatë, shumë migrantë që shkojnë në Spanjë nuk marrin statusin e refugjatit, çfarë e vështirëson integrimin e tyre. Politikanët kundër imigracionit e mbrojnë këtë politikë.Zëri i Amerikës foli me zotin Jose Casado, i cili është kordinator lokal i qytetit Mataro.

“Ata mbërrijnë këtu në mënyrë të paligjshme, që do të thotë se është e pamundur që ata të punësohen në mënyrë të rregullt.”

Pjesa më e madhe e azilkërkuesve janë nga Venezuela, vend i cili po përjeton një krizë ekonomike dhe politike.

Kur bëhet fjalë për dhënie vizash, Spanja favorizon Amerikën Latine mbi njerëzit që vijnë nga vendet e Afrikës, sipas të dhënave të qeverisë. Amerika Latine ka lidhje gjuhësore dhe kulturore ndërsa Afrika nuk ka. Aktivistët e quajnë këtë racizëm institucional me finesë. Kaire Ba Dejuan është me organizatën “SOS Racisme Catalunya” në Katalonjë.

“Ne e kemi kuptuar ndër vite se racizmi është në strukturë. Që do të thotë se vet shteti bën racizëm, jo vetëm në forcat e sigurisë publike, por se forcat e sigurisë publike i përgjigjen logjikës raciste të shtetit.”

Migrantët që punojnë pa dokumente në Spanjë, kryesisht shitësit nëpër rrugë që tregtojnë mallra të fallsifikuara, ankohen për profilizim racor nga policia, e cila i ndjek ata vazhdimisht. Ata thonë se ndjenja e pasigurisë i ndjek nga mbrapa. Zëri i Amerikës fili me zotin Daouda Dieye i cili drejton shoqatën e tregtarëve të rrugës.

“Racizmi intitucional është rrënja e racizmit, sepse nëse shteti nuk më mbron, policia nuk do të më respektojë dhe shoqëria nuk do të më respektojë.”

Veshjet prodhohen dhe shiten në këtë dyqan të Barcelonës, por dyqani shërben edhe si seli e improvizuar për një shoqatë migrantësh të shitësve në rrugë. Organizatorët e saj, si Daouda Dieye, janë të shqetësuar se lajmet mbi situatën e tyre po bien në vesh të shurdhër.

“Ata që janë në pushtet e dinë tashmë që ne nuk kemi pasaportë apo kartë identiteti për të votuar dhe nuk kanë interes për ne.”

Në një sistem ku ata nuk kanë të drejta për mundësi, mbijetesa bëhet e vështirë. Puna ilegale si shitës nëpër rrugë apo nëpër ferma është bërë e vetmja alternativë për ata që vendosin të shkojnë në Spanjë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG