Lidhje

Virxhinia, komuniteti në ndihmë të njerëzve në nevojë


Rritja e nivelit të papunësisë në Shtetet e Bashkuara për shkak të koronavirusit ka çuar në rritjen e numrit të njerëzve që nuk mund të përballojnë nevojat themelore. Në Qarkun e Fairfaksit në Virxhinia, një iniciativë dy-ditore bamirësie bashkoi anëta rët e komunitetit për të dhuruar ushqime për nevojtarët dhe të uriturit në këtë zonë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Zheela Noori sjellë hollësitë.

Dy herë në vit, Qarku i Fairfaksit organizon veprimtari të mbledhjes së ndihmave ushqimore për organizatat jofitimprurësve vendore, të cilat përmes iniciativës "Stuff the Bus" shpërndajnë ushqime për njerëzit në nevojë. Autobusët parkohen në vende të ndryshme për të mbledhur çdo lloj donacioni ushqimor.

"Mendoj se është një ide e shkëlqyeshme, kjo nuk është një kohë e lehtë dhe ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin", tha një banore që kontribuoi në këtë përpjekje, por nuk pranoi të identifikohej.

"Kjo është e mrekullueshme, të shohësh të gjitha këto gjëra ushqimore që do t’u jepen njerëzve në nevojë. Është frymëzuese që të shohësh gjithë këta njerëz që kanë dhuruar këtë sasi ushqimi", tha një banore tjetër.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, kërkesat për ushqim janë shumë të larta nga njerëzit që janë pushuar nga puna dhe kanë nevojë për ato. Përfituesit e vlerësojnë këtë veprim.

"Ata na dhanë ushqime të konservuara, fruta, perime, drithëra, gurabije dhe artikuj të tjerë ushqimor. Mund të vini një herë në javë dhe të shtunën e fundit të muajit ata ofrojnë zarzavate. Mund të merrni ushqim të mjaftueshëm për të gjithë anëtarët e familjes", tha Jane, e cila erdhi për të marrë ushqime.

Për nëntë vjet, iniciativa ushqimore Stuff the Bus (mbushni autobusin) ka mbledhur ushqime dy herë në vit për të furnizuar organizatat jofitimprurëse që ofrojnë ushqime për njerëzit në nevojë. Këtë vit, nga donacionet do të përfitojnë 10 organizata jofitimprurëse në Qarkun e Fairfaksit.

"Për shkak të pandemisë, shumë njerëz humbën vendet e tyre të punës dhe ata duhet të hanë. Pra, për ata që nuk kanë humbur vendet e punës, kjo nismë bamirësie është një veprim i duhur", tha një pjesëmarrë në këtë veprimtari.

Qarku i Fairfaksit është një nga më të pasurit në vend, një dëshmi e ndikimit të madh të koronavirusit në rritjen e nivelit të papunësisë dhe mungesave ushqimore që janë duke u ndjerë edhe këtu.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG