Lidhje

Policia ndalon përpjekjet për të rrëzuar statujën e Presidentit Andrew Jackson pranë Shtëpisë së Bardhë


Policia në Uashington shtyu me forcë një grup protestuesish të hënën vonë, të cilët po përpiqeshin të rrëzonin një statujë të Presidentit Andrew Jackson në një park pranë Shtëpisë së Bardhë.

Protestuesit në Sheshin Lafayette kishin lidhur litarë rreth statujës, në mënyrë që të mund ta tërhiqnin atë nga piedestali i saj. Ata përfundimisht u dëbuan nga sheshi nga dhjetëra oficerë të Policisë së Parkut që përdorën shkopinj dhe spruco speci.

Presidenti Donald Trump dënoi protestuesit në Twitter të hënën mbrëma dhe shtoi një paralajmërim: "10 vjet burg sipas Ligjit për Ruajtjen e Përkujtimit të Veteranit. Kujdes!

Është e njëjta zonë ku në fillim të këtij muaji policia shpërndau me forcë protestuesit në një kohë të shkurtër para se Presidenti Trump të shëtiste nëpër zonë për një mundësi fotografie pranë një kishe përtej rrugës nga Sheshi Lafayette.

A. U.S. Park Police officer stands as police close the area around Lafayette Park near the White House after protesters tried to topple a statue of Andrew Jackson in the park in Washington, on Monday, June 22, 2020. (AP Photo/Maya Alleruzzo)
A. U.S. Park Police officer stands as police close the area around Lafayette Park near the White House after protesters tried to topple a statue of Andrew Jackson in the park in Washington, on Monday, June 22, 2020. (AP Photo/Maya Alleruzzo)

Statuja e skalitur e Andrew Jacksonin, presidenti i shtatë i vendit midis viteve 1829 dhe 1837, me një uniformë ushtarake në majë të një kali, është në nderim të karrierës së tij ushtarake para-presidenciale. Por ai është kritikuar gjithashtu për nënshkrimin e një ligji të vitit 1830 që çoi në heqjen me forcë të mijëra amerikanëve vendas nga tokat e tyre në jug të SHBA, një ngjarje e njohur si "Gjurma e Lotëve", sepse shumë vendas vdiqën ndërsa marshuan në perëndim.

Andrew Jackson zotëronte gjithashtu shumë skllevër në plantacionin e tij në Tenesi, të cilët ai shpesh i trajtonte ashpër.

Përpjekja për të rrëzuar statujën e Jacksonit është pjesë e protestave të vazhdueshme kundër racizmit të shkaktuar nga vdekja e George Floyd, një afrikano-amerikan që vdiq ndërsa ishte në paraburgim policor në qytetin e Mineapolis muajin e kaluar. Protestat janë pjesë e një reagimi të ri kundër simboleve të perceptuara të supremacisë së bardhë, duke përfshirë statuja, monumente dhe flamurin e Konfederatës, që përfaqësonte shtetet jugore që u ndanë nga Veriu gjatë Luftës Civile 1861-65.

Shumë statuja dhe monumente janë dëmtuar ose shkatërruar nga protestuesit, ose janë hequr nga zyrtarët lokalë në përgjigje të protestave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG