Lidhje

Arsyet e protestave për rrëzimin e monumenteve të Konfederatës


People film the only statue of a Confederate general, Albert Pike, in the nation's capital after it was toppled by protesters and set on fire in Washington early Saturday, June 20, 2020.
People film the only statue of a Confederate general, Albert Pike, in the nation's capital after it was toppled by protesters and set on fire in Washington early Saturday, June 20, 2020.

Në javët pas vdekjes së George Floyd-it ndërsa ishte në duart e policisë në shtetin e Minesotës që nxitën protestat për trajtimin e afrikano-amerikanëve, disa monumente të Konfederatës në Shtetet e Bashkuara janë dëmtuar ose rrëzuar nga demonstruesit.


Në një demonstrim në Riçmond të Virxhinias, protestuesit kërkuan që të rrëzonin monumente të caktuara - monumente që nderojnë ata që mbështetën Konfederatën Amerikane dhe mbrojtjen e skllavërisë.

"Fakti është që ka kaluar pothuajse 200 vjet nga fundi i skllavërisë, dhe ne ende po merremi me racizëm. Ne jemi akoma duke u marrë me brutalitetin e policisë, ne ende po merremi me një trajtim të pabarabartë. Dhe këto monumente të Konfederatës janë simbole të së kaluarës dhe simbole të një së kaluare fallco sepse monumentet në thelb janë paraqitje fizike e mitit të Jugut të Vjetër ", thotë Lopez Matthews, studiues në universitetin Howard.

Midis viteve 1880 dhe 1890 është periudha kur shumë monumente të Konfederatës filluan të ngrihen në jugun amerikan thotë profesorja Sarah Beetham.

"Pothuajse çdo qark jugor ka një monument të Konfederatës në lëndinë e gjykatës. Kur mendoni për historinë e linçimit, ky është vendi ku shpesh viktima rrëmbehej ose ku zhvillohej një gjykim i turpshëm para se të ndodhte një ngjarje e tmerrshme për atë person. Kështu këto monumente bëhen me të vërtetë të pashlyeshme të lidhura me ato ngjarje. Dhe është me të vërtetë e vështirë të mos i shohësh ato si asgjë tjetër përveç shenja të sponsorizuara nga shteti i supremacisë së bardhë".

Në Uashington DC, demonstruesit brohoritës u hodhën mbi disa prej tyre, ndërsa të tyre përdorën forcën në grup për të rrëzuar këtë statujë 3.4 metra të gjeneralit të Konfederatës Albert Pike ndërsa policia lokale qëndronte aty pranë.

Të Dielën, në Rajli të Karolinës së Veriut, njerëzit brohoritën kur autoritetet përfunduan punën e nisur nga protestuesit të premten dhe hoqën një statujë të Konfederatës nga piedestali i saj.

Në Dikejtër të Xhorxhias, aktivistët brohoritën kur obelisku prej guri për të cilin thonë se është personifikimi i supremacisë së bardhë u urdhërua nga një gjykatës të hiqej.

"Kjo është fitore e një populli. Të gjithë të rinjtë tanë nga Shkolla e Mesme Dikejtër e bënë këtë të mundur. Të gjithë këta organizatorë, të gjithë u mblodhën", thotë Mawuli Davis me grupin “Beacon Hill Black Alliance”.

Në një miting në Oklahoma gjatë fundjavës, Presidenti Donald Trump foli për aktivistët që kishin shembur statuja të ushtarëve të Konfederatës dhe dëmtuan monumente.

"Turma e palëkundur e krahut të majtë po përpiqet të shkatërrojë historinë tonë, të përdhosë monumentet tona, monumentet tona të bukura", tha Presidenti.

Të enjten e kaluar Senatori republikan Roy Blunt nga Mizuri bllokoi miratimin e një projekt-ligji të propozuar nga Demokratët e Senatit Corey Bookers dhe Charles Schumer për të hequr statujat e Konfederatës nga Kapitoli.

"Prania e vazhdueshme e këtyre statujave në salla është një shqetësim për afrikano-amerikanët dhe idealet e kombit tonë", tha senatori Booker.

Por Blunt kundërshtoi, duke vënë në dukje se Kongresi kishte një marrëveshje me shtetet dhe se ai dëshironte kohë që të shqyrtonte çështjen në një seancë dëgjimore në Komisionin e Rregullave, të cilin e kryeson.

"Mendoj se veprimi i sotëm do të shkelte marrëveshjet tona me shtetet”, tha senatori Blunt.

Të paktën 12 figura në Koleksionin Kombëtar të Statujave në Kongresin amerikan nderojnë burra që dhanë besnikërinë e tyre ndaj Shteteve të Konfederatës së Amerikës gjatë Luftës Civile Amerikane në vitet 1860.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG