Lidhje

Zgjedhjet paraprake, demokratë me peshë rrezikojnë vendin në Kongres


Rezultatet ende jo përfundimtare të zgjedhjeve paraprake në katër shtete amerikane tregojnë se disa prej përfaqësuesve kryesore të Partisë Demokrate mund t’i humbasin vendet e tyre në Kongres.

Ish-drejtori i shkollës së mesme Jamaal Bowman, i cili nuk ka kandiduar kurrë më parë për një post publik, ka një epërsi ndaj ligjnënësit Eliot Engel përkatësish 61 për qind me 36 për qind që ka kryetari i Komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ky rezultat reflekton numërimin e votave të hedhura në qëndrat e votimit. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit një numër i madh votash janë dërguar me postë. Zyrtarët që administrojnë procesin zgjedhor në Nju Jork paralajmëruar se për shkak të numrit të madh të këtyre votave, të cilat nuk do pritet të jenë numëruar deri javën e ardhshme, shpallja e rezultatit përfundimtar do të kërkojë kohë.

Të martën në mbrëmje zoti Bowman u shprehu përkrahësve të tij besimin në fitore. Ai tha se "mezi po priste të shkonte në Kongres e të shkaktonte probleme për ata që punojnë aty, të cilët siç tha ai vazhdojnë të ruajnë një status-quo, që po vret fëmijët". Në një deklaratë zoti Engel tha se në kushtet kur ka shumë vota të diskutueshme dhe kur shumë prej tyre nuk kanë mbërritur ende, rezultati përfundimtar nuk do të dihen për ca kohë.

Zoti Engel ka përfaqësuar Nju Jorkut për 16 mandate. Zoti Bowman është një kandidat më liberal, i cili tërhoqi mbështetjen e progresistëve të njohur, përfshirë ligjvënësen Alexandria Ocasio-Cortez, e cila fitoi ndaj një ligjvënësi veteran në 2018 me një shumicë bindëse. Në Kentaki në garën mes demokratëve, ish-pilotja e marinës Amy McGrath vazhdon të ruajë një epërsi me 45 për qind të votave kundrejt 36 për qind të ligjvënësit të shtetit, Charles Booker.

Rezultati përfundimtar do të kërkojë kohë, për shkak se një numër i madh votash janë hedhur në postë. Zyrtarët që administrojnë procesin zgjedhor thanë se kanë marrë kërkesa për rreth 883 mijë fletëvotime të tilla dhe se më shumë se 452 mijë prej tyre kanë mbërritur pasdites e së hënës. Kushdo që fiton garën mes demokratëve do të përballet në nëntor në një garë të fortë me republikanin 78-vjeçarit Mitch McConnell.

Zoti McConnell është një mbështetës i vendosur i propozimeve legjislative të Presidentit Donald Trump si dhe kandidatëve konservatorë për në Gjykatën e Lartë që zoti Trump ka propozuar. Për më tepër, presidenti gëzon popullaritet në Kentaki, një shtet në të cilin ai fitoi me rreth 30 për qind më shumë në vitin 2016.

Në Kentaki u zhvilluan zgjedhje paraprake edhe për Dhomën e Përfaqësuesve, ku republikanët që kanë ende një vend në Kongres, Brett Guthrie, Thomas Massie, Harold Rogers dhe Andy Barr fituan të gjithë lehtësisht.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG