Lidhje

Anketa - Demokratët dhe republikanët pikëpamje të ndryshme mbi ekonominë


Anketa - Demokratët dhe republikanët pikëpamje të ndryshme mbi ekonominë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:29 0:00

Nga një sondazh i ri del se demokratët dhe republikanët në SHBA kanë pikëpamje shumë të ndryshme ër çështjen nëse ekonomia është përmirësuar pas mbylljeve në masë të bizneseve gjatë muajve të pranverës. Vlerësimet e ndryshme vijnë ndërkohë që rastet me koronavirus po rriten përsëri në disa shtete.

Një sondazh i ri i kryer nga Associated Press dhe Qendra NORC e Çështjeve Publike, tregon se 85% e demokratëve e quajnë gjendjen ekonomike të vendit “të dobët”, ndërsa 65% e republikanëve e cilësojnë "të mirë".

Ndërsa bizneset po fillojnë të rihapen, ekonomisti konservator Peter Morici, ish-ekspert kryesor i Komisionit amerikan të Tregtisë Ndërkombëtare, beson se vendi është në rrugën e duhur.

"Pas tre muajsh krize, papunësia ka filluar të bjerë. Kjo na tregon se ne po ecim më mirë sesa kishim menduar," thotë Dr. Morici.

Sondazhi i ri tregon se rreth një e treta e amerikanëve e quajnë ekonominë “në gjendje të mirë”. Është shtatë përqind më lart se sa një sondazhi i muajit maj, por ende shumë larg janari, kur 67% e njerëzve kishin mendim pozitiv për ekonominë.

Dr William Spriggs, profesor i ekonomisë në Universitetin Howard, mendon se është shumë herët për të festuar. Ai beson se në horizont mund të shfaqen "stuhi" të tjera ekonomike. Ai dëshiron që Kongresit të sigurojë ndihmë të re financiare, përtej paketës ekzistuese që skadon muajin tjetër.

"Është shumë e rëndësishme që Kongresi t’u japë siguri njerëzve, t’u japë nga 600 dollarë në javë garanci papunësie. Mendoj se ata po e kuptojnë që jemi në mes të qershorit dhe po vjen 31 korriku, kur skadon paketa e tanishme. Nuk po shohim që punësimi të rishfaqet fuqishëm", thotë Dr Spriggs.

Një pjesë e amerikanëve që humbën punën janë rikthyer, por më shumë se një e treta e atyre që humbën të ardhurat thanë në sondazh se nuk shpresojnë një rikthim të vendeve të punës.

"Në raportin e punësimit për muajin maj, kemi 300,000 njerëz të tjerë të larguar nga puna përgjithmonë. Edhe pse ka patur rritje prej 2.5 milion vendesh pune, këta ishin kryesisht njerëz të pushuar përkohësisht”, thotë Dr Peter Morici.

Të enjten, Departamenti i Tregtisë njoftoi se ekonomia amerikane u tkurr 5.0% në tremujorin e parë. Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow thotë se nuk ka plane që ekonomia të mbyllet përsëri, megjithë rritjen kohët e fundit të rasteve me COVID në disa shtete.

"Do të ketë pika të nxehta. Pa dyshim. I kemi në Teksas, në Karolinën e Veriut dhe të Jugut, në Arizona. Thjesht duhet të durojmë,” thotë ai.

Zoti Kudlow beson se situata është nën kontroll.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG