Lidhje

Ashpërsohet fushata në Maqedoninë e Veriut


Fushata parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut ka filluar të ashpërsohet, ndërsa nuk kanë munguar akuzat dhe ofendimet mes garuesve dhe gjuha e urrejtjes nëpër rrjetet sociale. Analistët thonë se votuesit dinë të vlerësojnë ofertat e mira, teksa tërheqin vëmendjen për paralajmërimet për homogjenizimin mbi baza etnike të partive, pas zgjedhjeve kur do të formohet qeveria e re, që do të ishte rrezik për shtetin shumëetnik. Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 15 korrik. Për Zërin e Amerikës informon Isak Ramadani.

Fushata parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:58 0:00

Retorika e garuesve në fushatën parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut duket se po ashpërsohet, dy javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Partitë maqedonase më tepër hapësirë i kushtojnë arritjeve ose dështimit në raportet me fqinjët, identitetin e tyre etnik apo integrimet euroatlantike, ndërsa ato shqiptare merren me statusin e gjuhës, përfaqësimin e drejtë në institucionet shtetërore dhe barazinë në aspektin etnik, teksa të gjithë premtojnë kushte më të mira ekonomike dhe financiare për votuesit.

Analisti Xhelal Neziri shikon një lloj nervozizmi tek të gjitha partitë politike në fushatë, e cila ka zgjatur për muaj të tërë, ndonëse zyrtarisht u hap para dhjetë ditësh. Zoti Neziri thotë se kur kësaj i shtohen sondazhet të cilat i nxjerrin partitë garuese në pozicione të njejta, i bën garuesit të jenë edhe më agresivë, në kuptimin e mos-zgjedhjes së mjeteve për të arritur sa më shumë vota.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalur me propozimin për kryeministrin e parë shqiptar duke kërkuar bashkimin e faktorëve dhe votuesve shqiptarë rreth kësaj ideje, por që është cilësuar si akt populist nga rivalët politik si maqedonas dhe shqiptarë, ndonwse nga ana tjetër si legjitim nga një pjesë e garuesve, juristëve dhe analistëve:

Dy partitë më të mëdha maqedonase, Lidhja Social Demokrate dhe VMRO-DPMNE kanë theksuar se nuk pranojnë kushtëzime as shantazhe nga drejtues politikë shqiptarë, teksa kanë lënë të kuptohet se nuk përjashtojnë mundësinë që ta mbështesin me deputetë të tyre partinë fituese për të formuar qeverinë.

Analisti Neziri vlerëson se pas zgjedhjeve, shumica parlamentare duhet të formojë një qeveri e cila duhet të reflektojë vullnetin e të gjithë votuesve, duke marrë parasysh edhe diversitetet e paraqitura në fushatë.

BDI-ja me garuesin e saj për kryeministër Naser Ziberi premtojnë se do të angazhohen që në të ardhmen vendim-marrjet që nga parlamenti e qeveria dhe institucionet e larta të shtetit deri tek ato vendore të bëhen me konsensus.

Aleanca për shqiptarët dhe partia Alternativa të cilat janë në koalicion, po paraqiten në fushatë me një retorikë që le përshtypjen se synim kryesor kanë rrëzimin e BDI-së nga pushteti. Ato premtojnë gjithashtu ulje taksash, ngritje pagash dhe përmirësimin apo mundësimin e arsimimit të shqiptarëve në zonat ku janë në pakicë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG