Lidhje

Festimet për Ditën e Pavarësisë në Shtëpinë e Bardhë


Presidenti Trump drejtoi dje festimet në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Ditës së Pavarësisë. Aktiviteti i titulluar “Përshëndetje Amerikës,” u hap me një fjalim të presidentit, që mishëronte shumë nga temat e tubimeve të tij për fushatë, që nga sulmet ndaj medias dhe aktivistëve të majtë, deri tek puna që po bën administrata e tij kundër koronavirusit:

Festimet për Ditën e Pavarësisë në Shtëpinë e Bardhë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:45 0:00

Presidenti Donald Trump i hapi festimet e së shtunës në Shtëpinë e Bardhë me zotimin për të mbrojtur Amerikën dhe vlerat e saj kundër “turmave të zemëruara” siç u shpreh ai:

"Jemi në proces e sipër për të mundur të majtën radikale, marksistët, anarkistët, agjitatorët, plaçkitësit dhe ata që në shumë raste në ia kanë idenë se çfarë po bëjnë”.

Presidenti nuk kurseu në sulmet e tij as median, duke i akuzuar gazetarët se janë përfshirë në një betejë hakmarrëse me kundërshtarët, të cilët përpiqen t’i portretizojnë si racistë:

"Kur drejtoni akuza të rreme, jo vetëm që më njollosni mua, por njollosni Amerikën, njollosni breza të tërë heronjsh, të cilët dhanë jetën për vendin”.

Avionë të Marinës dhe Forcave tokësore fluturojnë mbi Shtëpinë e Bardhë për festën
Avionë të Marinës dhe Forcave tokësore fluturojnë mbi Shtëpinë e Bardhë për festën

Prandaj, tha presidenti, kombi nderon ata heronj amerikanë, të cilët e kanë emrin të gdhendur në përmendore e monumente dhe në faqet e historisë e zemrat e kombit.

“Nuk do të lejojmë kurrë turmat e zemëruara të rrëzojnë statujat e të fshijnë historinë tonë, të indoktrinojnë fëmijët tanë apo të shkelin liritë tona”.

Presidenti u ndal edhe të kriza e shëndetit publik duke premtuar se së shpejti do të jetë i disponueshëm një trajtim kundër koronavirusit.

"Kemi mobilizuar aftësitë shkencore brilante të vendit tonë dhe ka shumë gjasa që do të kemi kura dhe/ose një vaksinë shumë para përfundimit të vitit,” tha presidenti.

Zoti Trump tha se “fshehtësia, mashtrimet dhe mbulimi i fakteve” nga Kina në lidhje me koronavirusin lejuan që epidemia të përhapej në të gjithë botën.

Gjëmime topash në kuadër të festimeve në Shtëpinë e Bardhë
Gjëmime topash në kuadër të festimeve në Shtëpinë e Bardhë

Para aktivitetit të mbrëmjes, Shtëpia e Bardhë hapi dyert për qindra të ftuar, pjesa më e madhe pa maska, të cilët u mblodhën nën qiell të hapur në një mjedis të zbukuruar për festën. Ndër të ftuarit kishte mjekë, infermierë, policë e ushtarakë si dhe zyrtarë të administrates.

4 korrik 2020
4 korrik 2020

Jo larg Shtëpisë së Bardhë, në parkun qendror të Uashingtonit, u vërejtën turma spektatorësh, megjithëse në numër më të vogël se vitet e mëparshme, të mbledhur për të parë shfaqjen me fishekzjarre. Ekspertët e shëndetit publik kanë shprehur shqetësimin se grumbullimet për të parë fishekzjarret e Ditës së Pavarësisë mund të rrisin rrezikun e përhapjes më të shpejtë të epidemisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG