Lidhje

Gjendet i vdekur kryetari i bashkisë së Seulit, dyshime për vetëvrasje


Policia e Koresë së Jugut njoftoi se kryetari i bashkisë së Seulit Park Won-soon u gjet i vdekur të premten herët në mëngjes. Autoritetet dyshojnë se ai ka kryer vetëvrasje.

Trupi i 64-vjeçarit u gjet pranë një hyrje në malin Bugaksan në Seul pak pas mesnate, disa orë pasi ishte raportuar i zhdukur.

Një ditë më parë, ish-sekretarja e tij kishte paraqitur një padi për ngacmim seksual. Autoritetet njoftuan të premten se do të zhvillohet një shërbim funeral pesë-ditor në spitalin kombëtar universitar të Seulit.

Sipas gazetës "The Korea Herald" Park Won-soon u kërkonte falje të gjithëve, kryesisht familjes së tij, në një letër të gjetur në shtëpinë e tij.

Mbetet ende e paqartë nëse do të kryhen një autopsi e trupit të Park Won-soon, kryetari i parë i bashkisë së Seulit që vdes në detyrë.

Seo Jung-hyup, nënkryetari i parë për çështje administrative, do të shërbejë në detyrën e kryetarit deri në zgjedhje të cilat mbahen në prill të vitit të ardhshëm.

Park Won-soon, i cili ndodhej në mandatin e tij të tretë dhe të fundit, u konsiderua një kandidat i mundshëm presidencial. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë një djalë dhe vajzë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG