Në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik e vlerësoi si “serioze situatën e epidemisë COVID-19”.
Kanë humbur jetën nga COVID-19 edhe 4 qytetarë: 3 zonja nga Shkodra, Tirana dhe Dibra dhe një zotëri nga Durrësi.
Këto humbje e ngjitën në 93 numrin e vdekjeve gjithsej nga fillimi i marsit prej koronavirusit.
Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se edhe në Spitalin Infektiv gjendja është rënduar.
Atje janë shtruar 72 pacientë nga të gjitha moshat, 12 nga të cilët nën terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit u zbuluan edhe 83 persona të tjerë të infektuar, gjysmat e të cilave janë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër në Berat, Durrës dhe më pak 12 qytete të tjerë.
Autoritetet shëndetësore vazhdojnë të bëjnë thirrje për distancimin fizik dhe përdorimin e maskave, por përdorimi i tyre nga qytetarët është i pakët.
Facebook Forum