Lidhje

Irani: Rrëzimi i avionit ukrainas “gabim njerëzor”


Irani pretendon se një "gabim njerëzor" u bë shkak për rrëzimin e një avioni ukrainas me pasagjerë në fillim të këtij viti. Si pasojë e incidentit humbën jetën të 176 personat në bord.

Autoriteti iranian i Aviacionit Civil bëri të ditur të shtunën vonë në mbrëmje se kishte "dështuar ndjekja e procedurës për shkak të një gabimi njerëzor" gjatë pozicionimit të radarit.

Pozicionimi i gabuar shkaktoi një "gabim prej 107 gradësh" në sistem, bënë të ditur autoritetet iraniane.

Të njëjtën mbrëmje kur ndodhi incidenti, Irani po kryente një sulm me raketa balistike me objektiv bazat ushtarake amerikane në Irak.

Sulmi ishte në përgjigje të vrasjes së një prej gjeneralëve të lartë iranian gjatë një amerikan me dron në Irak.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG