Lidhje

Shqipëri, gjendje e vështirë e biznesit të vogël nga pandemia e koronavirusit


Shqipëri, gjendje e vështirë e biznesit të vogël nga pandemia e koronavirusit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:43 0:00

Bizneset e vogla në Gjirokastër po gjejnë vështirësi nga situata e pandemisë së koronavirusit. Tregëtimi i prodhimeve është bërë më i vështirë, ndërsa fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm. Prodhues të vegjël po përpiqen të gjejnë rrugë të reja si lidhjen me klientët pëmes shërbimeve postare apo shitjet “online”.

Disa nga bizneset e vogla në Gjirokastër nuk i kanë mbijetuar periudhës së izolimit prej pandemisë së koronavirusit duke mos e rikthyer aktivitetin në mjediset e mëparshme. Të tjera biznese të vogla, sidomos në zonën historike të qytetit, gjejnë vështirësi nga rënia e fuqisë blerëse. Anastas Petridhi u vendos në Pazarin e Gjirokastrës gati 10 vite më parë dhe ka një përvoje rreth 35 vjeçare në punime druri. Ai thotë se tani përballet me vështirësi të shumta.

“Ne jemi mbështetur me pagat e luftës , tre paga i kemi marrë. Mirëpo këto paga ku të shkonin më përpara, për shkak të detyrimeve të ndryshme që ka një biznes”.

Zoti Petrithi thotë se situata e pandemisë e ka thelluar varfërinë dhe kjo ndihet në tërheqjen e pakët të produkteve që ai tregëton.

“Pandemia ka ndikuar akoma më shumë në varfërimin e shtresave të popullsisë dhe kjo ka ndikuar në shpenzimet e tyre ndaj biznesit.”

Mjeshtri i punimeve të drurit thotë se këtë vit biznesi do mbështetet tek i ashtuquajturi “turizëm patriotik”.

“Mendoj se ky sezon do jetë më tepër me vizitueshmëri nga vendasit. Do jetë një sezon turistik patriotik. Ne shpresojmë në Gjirokastër të vijnë sa më shumë vizitorë, edhe promovimi po bëhet, qyteti është në UNESCO prej 15 vitesh.”

Ndërsa Burbuqe Muka merret me punime tradicionale dhe së bashku me bashkëshortin kanë edhe një tregëtore të vogël ku shesin sende tradicionale të vjetra . Tek qëndis një figurë nëne me foshnjën ajo thotë se vështirësitë e këtij viti janë të mëdha për biznesin e vogël.

“Katastrofë, shumë keq.Fuqia blerëse ka rënë, patjetër .Edhe nëse bëjnë porosi në internet kthehen. Janë bërë pothuajse zero. Pandemia ndikoi shumë.”

Zonja Muka thotë se po bën përpjekje ti paraqesë prodhimet e saj në rrjetet sociale për të nxitur “shitjet on line”, por porositë sipas saj kanë rënë ndjeshëm.

“Për momentin është shumë e ëvshtirë ,paraqesim produkte nëpërmjet facebook, instagramit, aq sa arrijmë realizojmë transportin e tyre me postë. Por së fundi nuk ka kërkesë, pothuajse zero. Biles e shikojmë të zezë situatën edhe për vitin që vjen pasi ekonomia nuk e merr veten menjëherë.”

Ndërkohë Kastrito Sterio është një prodhues mjalti nga Përmeti që shfrytëzon herë pas here panaire të vogla tregëtare për të paraqitur prodhimet e tij.

“Prodhimi i mjaltit është një traditë familjare që nga 1975, kurse vetë që po merrem me bletët kam që në 2005.Mjaltin e tregëtoj në Shqipëri por edhe jashtë tek emigrantët që kthehen nga diaspora Amerika,Greqia,Italia, etj.”

Ai thotë se pandemia nuk e ka penguar të dërgojë tek klientët prodhimet e mjaltit, ndërkohë që kërkesa sipas tij është rritur në këtë periudhë.

“Në kohën e pandemisë ishte pak problem dërgesa por nëpërmjet postës kemi dërguar porosi. Kërkesa gjatë pandemisë ka qenë më e lartë për shkak se njerëzit kërkonin produkte cilësore që ta përballonin sa më mirë pandeminë.”

Njësitë vendore kanë dhënë pak mbështetje për biznesin e vogël në lehtësimin e detyrimeve fiskale. Organizmat e biznesit kanë kërkuar mbështetje të qëndrueshme jo vetëm në lehtësimin e taksave, por edhe për daljen në treg sidomos të biznesve të vogla prodhuese.

Në Shqipëri shumica e biznesit të vogël shërben për vetëpunësimin e familjarëve dhe kriza e këtij biznesi do të thellonte më tej varfërinë dhe mbijetesën e mjaft familjeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG