Lidhje

Kosovë: 6 të vdekur dhe 145 raste të reja me Covid-19


Autoritetet në Kosovë thanë të shtunën seka arritur në 130 numri i viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit gjashtë persona humbën jetën, ndërsa 145 nga 562 të testuar dolën se janë të infektuar.

Kosovë: 6 të vdekur dhe 145 raste të reja me Covid-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:11 0:00

Autoritetet në fillim të javës vendosën një sërë masash më të rrepta në përpjekje për të frenuar zgjerimin e infektimeve të cilat po mbikqyren nga policia e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha të shtunën se masat e marra nga qeveria për kufizimin e veprimtarive ka filluar të ulë numrin e të infektuarve me Covid. Ai i bëri këto komente në një konferencë të organizuar nga Intituti Riinvest me titull “Bashkëjetesa me COVID-19: Tri shtylla të rimëkëmbjes”.

“Unë besoj se na katër apo pesë ditët e fundit për shkak të këtyre masave numri i të prekurve ka filluar të bije jo në masën që do të dëshironim por unë presë që për një javë apo dy të përgjysmohet ndoshta numri i të prekurve ndoshta edhe për shkak të rritjes së efiktevitetit të masave” tha ai.

Kryeministri Hoti tha se luftimi i pandemisë mbetet përparësi e punës së qeverisë së tij ndërsa paralajmëroi shtimin e kapaciteteve të testimeve.

“Duket që do të jetë prioritet gjatë këtij viti ndoshta edhe në pjesën e parë të vitit të ardhshëm duke parë trendet globale se si janë parashikimet për këtë pandemi, me gjasë që po fillon një valë e dytë e pandemisë pritjet kanë qenë që në vjeshtë të fillon kjo valë por po duket se është shumë më herët, vlerësimet e ekspertëve shëndetësore edhe vendor edhe ndërkombëtarë janë se masat kufizuese që janë marr në Kosovë të mbylljes komplet të shoqërisë dhe të ekonomisë por edhe në vende tjera e kanë zvogëluar në mënyrë administrative artificiale përhapjen e virusit dhe por sa kemi filluar ta hapim ekonominë edhe ne edhe vendet tjera në regjion, në Evropë ka filluar prapë të përhapet. Ne po bëhemi gati të ndërtojmë kapaciteteve për numër shumë të madh të testeve”, tha ai.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara arriti në 5 mijë e 617 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se deri të të shtunën numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 2 mijë e 811 raste, kurse raste aktive mbeten 2 mijë e 676.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG